Kush është Mariam Ndroqi, drejtoresha e re e Ora News (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:12 30-11-2016 Kush është Mariam Ndroqi, drejtoresha e re e Ora News (Foto)

Presidenti Ylli Ndroqi ka prezantuar sot drejtuesen e re të grupit mediatik Yldon Media group Mariam Ndroqi. Në 10 vite ekzistencë të Ora News ky televizion është kthyer në ekranin e shqiptarëve për lajmin më të fundit, të shpejtë dhe me standarde profesionale.

Pas një dekade të suksesshme televizioni informativ Ora News fillon një epokë të re investimesh në teknologji dhe burime njerëzore që do të shënojë një evolucion për tregun mediatik në Shqipëri.

Sasdw3fsdgfsdggggenshot_1.jpg

Mariam Ndroqi, merr drejtimin e Ora News pas një eksperience të gjatë në një grup mediatik në Moskë dhe studimeve të larta për media dhe marketing.

Scsdw3rtwetgdfghhjjjnshot_1.jpg

Me ambicjen dhe energjinë për një rritje cilësore znj.Ndroqi do të kryesojë ndryshimin e madh për ekranin e shqiptarëve me lajmin e fundit, analizën e thelluar, programet investigative, politike, ekonomike, kulturore dhe sportive. Akrepat e Ora News tanimë janë nisur drejt një gare për të konkurruar edhe më bindshëm tregun mediatik në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028904914855957
array(1) { ["section"]=> string(63) "kush-eshte-mariam-ndroqi-drejtoresha-e-re-e-ora-news-foto-61168" }