Kush është mësuesja e arrestuar sot në Shkodër për mbështetjen e ISIS dhe lidhjet me Komunitetin Mysliman (PROFIL)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:57 19-01-2017 Kush është mësuesja e arrestuar sot në Shkodër për mbështetjen e ISIS dhe lidhjet me Komunitetin Mysliman (PROFIL) Emine Alushi dhe bashkeshorti i saj Blendi Alushi

Emine Alushi, mësuesja e shkollës së Medresesë në Shkodër është prangosur para pak minutash nga policia.

Ajo ka studiuar në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë dhe sipas të dhënave të vendosura nga vetë ajo, jepte mësime mbi KuraninAlushi është e martuar, ka një fëmijë dhe jeton në Shkodër. Bashkëshorti i saj, Blendi Alushi sipas të dhënave punon te Komuniteti Myslyman i Shqipërisë.

Arrestimi i mësueses erdhi pas një video denoncuese nga emisioni “Stop” pasi propagandoi në klasë “Pro” organizatës terroriste ISIS. Bie në sy fakti që mësuesja është mbështetëse e flaktë e Presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan.

Alushi është regjistruar nga një nxënëse teksa ajo e pyet për ISIS-in. Mësuesja shokon me përgjigjen e saj dhe nxënësit e kanë denoncuar te emisoni “Stop”  Ajo i thotë nxënëses se ISIS është një organizatë e mirë dhe se mbron popullin e Sirisë, Egjiptit dhe Palestinës.

Madje mësuesja nis të bëjë propagandë pro ISIS-it, duke thënë se mediat gënjejnë për ato që shkruajnë mbi këtë organizatë terroriste. Ajo madje thotë edhe për Bin Ladenin se ka qenë një lider i mirë.

Çështja i ka kaluar Krimeve të Rënda për hetim të mëtejshëm.

Foto: Bashkëshorti i mësueses Blendi Alushi me kreun e Myftynisë në Sjkodër Muhamed Sytari

mes1.jpg

 

Foto: Cifti Alushi

 

 

eeeeeeeeee_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali në Shkodër, pranga mësueses “PRO” ISIS. Çështja te Krimet e Rënda
Raportojnë Emergjencat Civile: Reshjet e dëborës, situata në qarqe dhe vendet ku janë shënuar temperaturat ekstreme »
Article Logic
Execution time: 0.01117992401123
array(1) { ["section"]=> string(118) "kush-eshte-mesuesja-e-arrestuar-sot-ne-shkoder-per-mbeshtetjen-e-isis-dhe-lidhjet-me-komunitetin-mysliman-profil-65985" }