Kush është Nari, administratori i Farkës të cilit iu mbyll restoranti në Lundër

Publikuar tek: barometri, më 09:38 15-03-2018 Kush është Nari, administratori i Farkës të cilit iu mbyll restoranti në Lundër

Të gjithë e njohin si Nari i restorantit në Lundër, një nga vendet e preferuara të kryeqytetasve për dreka e për darka, por që u mbyll gjatë një aksioni të Tatimeve.

Bëhet fjalë për Ardian Tufën, pronarin e restorant “Nari” në Lundër, njëherazi kryetari i Njësisë Administrative Farkë i cili është lakuar jo pak në rrjetet sociale edhe për fushatën e mbjelljes së pemëve, shkruan newsbomb.al.

Restoranti i Ardian Tufës, me një punë të jashtëzakonshme për shkak të klientëve të shumtë, bashkë me dy restoprantet e tjera, Restorant “Sallaku” duke shkuar në Bërxullë dhe restorant “Ashiku” në Vaqarr, nuk jepnin as kupona tatimor për klientët, por kanë pasur edhe dokumentacionin e mallit jo të rregullt.

Sipas dokumentacionit që rezulton në QKR, Ardian Tufa është ortak në këtë biznes me Erjola Tufën, raporton newsbomb.al.

Ata po bëjnë tratativa për të rihapur biznesin e tyre por mbetet për t’u parë se si do të shkojë hetimi dhe si do vendosë gjykata lidhur me zhbllokimin ose jo të këtij biznesi fitimprurës për administratorin e Farkës.

dokumenti.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073690414428711
array(1) { ["section"]=> string(85) "kush-eshte-nari-administratori-i-farkes-te-cilit-iu-mbyll-restoranti-ne-lunder-113308" }