Kush është Penalisti 100 vjeçar Ismet Elezi/ Lindi në luftën e Vlorës, STUDENT në Itali, doli PARTIZAN në Kurvelesh, e shprehu me ligje ZAKONET SHQIPTARE (DEKORATAT E TITUJT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:57 05-04-2020 Kush është Penalisti 100 vjeçar Ismet Elezi/ Lindi në luftën e Vlorës, STUDENT në Itali, doli PARTIZAN në Kurvelesh, e shprehu me ligje ZAKONET SHQIPTARE (DEKORATAT E TITUJT) Ismet Elezi

Sot në 5 prill mbush plot 100 vjec dhe eshte ende mes nesh per te treguar rrugetimin e gjate te shkollimit dhe karrieres.

Bëhet fjalë për prof. dr. Ismet Elezin, lindur në 5 prill 1920 në fshatin Fterrë e që do kishte kohë të jetonte 1 shekull të tërë për të dhënë një kontribut të pacmuar për Shqipërinë. Akademia e Shkencave sot e ka kujtuar vec me një foto, pa biografi, por po të rrëmosh në arkiva, do gjesh shumë për këtë profesor që për më shumë se 50 vite, përgatiti me dhjetëra e dhjetëra breza juristësh në vend, raporton newsbomb.al.

Viti 1942 e gjeti në Itali me studime, të cilat i ndërpreu shpejt për shkak të luftës. U kthye si partizan në zonat e Vlorës, e pas luftës, u diplomua për drejtësi, universitet dhe studime pas universitare në Bashkimin Sovjetik.

Pasi ka mbajtur detyra shumë të rëndësishme dhe me gradën Doktor e Profesor, ai që nga viti 1957 deri në vitin 1990 drejtoi Universitetin e Drejtësisë.

Në 7 dekada, ka lënë një pasuri të pacmuar për të drejtën zakonore mbarëshqiptare, për normat penale në Labëri apo edhe në Shkodër, me botime të jashtëzakonshme e më së shumti studime shkencore që do tu shërbejnë brezave.

Qëndra ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh I ka dhënë titullin “Njeriu Ndërkombëtar në Shkencë”; shoqata e penalistëve ndërkombëtarë në Paris e ka shpallur “Kryetar Nderi të grupit të penalistëve në Shqipëri e Kosovë”, Akademia jonë e Shkencave I ka dhënë titullin “Nderi I Akademisë së Shkencave”; për të mos përmendur që mban statusin e veteranit të Luftës Antifashiste apo Personalitet i Shquar i Labërisë.

“Kanuni I Labërisë”, është vepra e studiuar dhe shkruar prej tij për të cilën professor Elezi thotë: “Labëria është jo vetëm treva e trimërisë, por mbi të gjitha e mencurisë”.  /Newsbomb.al/

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093069076538086
array(1) { ["section"]=> string(175) "kush-eshte-penalisti-100-vjecar-ismet-elezi-lindi-ne-luften-e-vlores-student-ne-itali-doli-partizan-ne-kurvelesh-e-shprehu-me-ligje-zakonet-shqiptare-dekoratat-e-titujt-201437" }