Kush është përndjekësi i gazetarës Jonida Shehu? Ja mesazhet që i shkruante

Publikuar tek: aktualitet, më 08:47 26-03-2015 Kush është përndjekësi i gazetarës Jonida Shehu? Ja mesazhet që i shkruante Saimir Qefalia

Saimir Qefalia do të mbetet në burg, pas marrjes së masës së sigurisë ‘’arrest me burg’’ për  përndjekjen që I ka bërë prej 2 vitesh gazetares së ‘’Top Channel’’, Jonida Shehu. Qefalia e ka bezdisur përherë gazetaren, duke i dërguar mesazhe të shpeshta në inbox-in e ‘’Facebook’’-ut, kryesisht pasi mbaronte shfaqjet.

‘’Unë të dua fort. Vdes për ty dhe po vuaj shumë. Nuk më zë gjumi pa të shkruar një mesazh’’, ishte një nga mesazhet që zbardh gazeta ‘’Panorama’’. Po kështu edhe mesazhe të tjerë janë renditur si prova në një material prej plot 34 faqesh. ‘’Unë do të mbuloj me lule’’, apo ‘’Imagjinata ime për ty është e pamasë. Ti nuk e di se sa poezi e poema kam bërë për ty’’, janë disa nga mesazhet e tjera që Qefalia i ka nisur gazetares.

saimirqefalia2ok

33-vjeçari ishte shumë I vëmendshëm për çdo dalje të Shehut, aq sa edhe e pyeste pas emisioneve: ‘’Sot nuk buzëqeshe shumë. Pse ishe e mërzitur?’’.

Nga një kërkim në profilin e tij në ‘’Facebook’’ Newsbomb.al zbulon se Qefalia kishte publikuar pak foto, kryesisht të vetes si dhe fliste për një libër që ka publikuar ‘’Të pafajshmit’’. Por ajo që bën përshtypje është profili i miqve të tij në ‘’Facebook’’. Në 330 miq, 324 janë femra dhe vetëm 6 meshkuj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyten dy të rinj shqiptarë në Britani, tentuan t’i shpëtonin policisë
Institucionet publike me ndërtime pa leje, ja lista »
Article Logic
Execution time: 0.01216983795166
array(1) { ["section"]=> string(79) "kush-eshte-perndjekesi-i-gazetares-jonida-shehu-ja-mesazhet-qe-i-shkruante-6973" }