Ky që shikoni është Prokurori Besnik Muçi. Emri i tij është lakuar shumë së fundi, për zbulimin e dy vrasjeve të bujshme, një në Fier e një në Tiranë.
Prokurori Muçi, kishte nën hetim dy dosje të cilat i ka çuar deri në fund e ka arrestuar edhe autorët.
Rasti i parë në Patos- Prokurori Muçi zbardhi se Namik Velaj, 75 vjeçari banues në Patos, kishte vrarë bashkëshorten e tij Verke Velaj në janar të vitit 2017. Ngjarja ishte raportuar si vdekje natyrale. Por më datë 27 shkurt të 2018-ës, prokurori zbardhi ngjarjen, urdhëroi arrestimin e Namik Velajt e procedoi mjekun.
Rasti i dytë, mbrëmë, më 13 mars 2018- U zbardh vrasja në Kamëz! Një krim makabër, nusja vrau vjehrrën ndërsa ngjarja ishte raportuar si vetëvarje.
Pas gati një vit nga vdekja e Lirie Lamit, Muçi ka mundur të zbardhë ngjarjen e plotë, dhe më pas policia arrestoi autoren e krimit, nusen Marjana Cmeta, 20-vjeçe si dhe tre persona për moskallëzim krimi.
MË SHUMË PËR BESNIK MUÇIN:
Muçi ishte kandidat për Prokurori i Përgjithshëm të Përkohshëm, vend të cilin e zuri Arta Marku.
Muçi, aktualisht është pjesë e prokurorisë së Krimeve të Rënda ndërsa karrierën e nisi nga Prokuroria e Tiranës ku hetoi dosjen e mbikalimit të “Zogut të Zi”. Ai dha dorëheqjen nga kjo prokurori pas përplasjeve me ish-kryeprokuorin Theodhori Sollaku. Pas largimit të këtij të fundit, Muçi u rikthye në detyrë nga Ina Rama te Krimet e Rënda.