Kush është SAMO, shqiptari në SHKODER që sfidon POLICINË e flet për median gjermane me ARMË, KOKAINË DHE HASHASH në tavolinë (PERSONAZHI – FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:43 04-02-2018 Kush është SAMO, shqiptari në SHKODER që sfidon POLICINË e flet për median gjermane me ARMË, KOKAINË DHE HASHASH në tavolinë (PERSONAZHI – FOTOT)

Një sfidë e hapur për policinë e shtetit. Gazetarët e gazetës gjermane Stern.de kanë hetuar për trafikun e drogës nga Shqipëria, madje kanë ardhur dhe në Shqipëri.

Në raportin e plotë për drogën botuar sot, ata kanë arritur të kontaktojnë me një prej TRAFIKANTEVE, një personazh 33 vjeçar që u kanë shkuar në shtëpi, por që nuk del me emrin e tij për shkak se hetohet nga FBI. Bëhet fjalë për Samon (që nuk e ka këtë emrin e vërtetë), por që është shumë e thjeshtë që ai të gjendet nga gazetarët, dhe jo nga policia.

”Ai gjendet në kafenenë e oborrit të shtëpisë në Shkodër, qyteti më I madh në Shqipërinë e veriut” shkruan media gjermane. Ka një tv të sheshtë dhe sheh ndeshjet e futbollit. Sipas medias gjermane, Samo udhëheq një grup të vogël gangsterrësh që bëjnë trafik kokaine dhe hashashi. “Samo është 2.05 metra I gjatë dhe peshon 120 kg, por ai duhet të quhet “peshk I vogël” në Shqipëri” shkruhet në artikull. Samo, në artikull na del edhe si personazh që merr vesh nga politika.

 “Ata duan ti dëshmojnë BE se po bëjnë vërtet dicka. Kjo është qesharake, ata nuk mund ta fitojnë këtë luftë” sfidon Samo politikanët dhe policinë shqiptare, në median gjermane. Madje u thotë gazetarëve se ecën I qetë në rrugët e Shkodrës. Eshtë qyteti ku është rritur, por më pas shkoi në Nju Jork ku u arrestua për krim të organizuar, trafik droge dhe vrasje. Cështja u bë bujë në media.

U lirua nga burgu sepse disa dëshmitare u zhdukën nga gjykimi. Intervista është bërë në shtëpinë e tij. Ai qëndron në shtrat ndërsa mallrat janë në tryezë, një qese plastike e kanabisit, dhe kokainë. Kanabisi sipas Samos vjen nga Vlora. “të gjithë e dinë se mund të marrim mall nga kudo, Danimarka, Gjermania” I cili paguan 30 mijë euro për kilogram.

Dhe pikërisht në këtë pikë, Samo përfshin në lojë dhe policinë shqiptare. Policia locale në Shkodër nuk shkakton problem për Samon, ndryshe nga njësitë e Tiranës, shkruhet në artikull. “Nëse më arrestojnë, vëllezërit e mi do vrasin atë së pari dhe më pas familjen e tij” thotë Samo duke kërkuar një valixhe pranë divanit. Në valixhe ka një mitraloz, dy pistoleta, një bombë makine dhe një grumbull municioni.

“Nëse nuk ka frikë ndokush për ty, atëherë ata vazhdojnë procedurën” thotë Samo duke mbledhur një grusht kokainë në gishtin e tij. Më pas I tregon gazetarëve se politika dhe kartelet janë të lidhura me njëra tjetrën. “Do bënin punë te keqe po të arrestojnë ndonjë nga bosët. Politika dhe kartelet janë të lidhura ngushtë. Të gjithë në Shqipëri e dinë se mafia mund të fitojë zgjedhje” thotë Samo për median gjermane.

27720786_10156940080723765_477583181_n.jpg

27661950_10156940080743765_627797448_n.jpg

27661893_10156940080733765_531149677_n.jpg

27658441_10156940080693765_1724614982_n.jpg

27658347_10156940080688765_1719262485_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040901184082031
array(1) { ["section"]=> string(146) "kush-eshte-samo-shqiptari-ne-shkoder-qe-sfidon-policine-e-flet-per-median-gjermane-me-arme-kokaine-dhe-hashash-ne-tavoline-personazhi-fotot-109102" }