Kush është shqiptari me memorien më të fortë në Suedi, ja konferenca e tij në "TED Talks"

Publikuar tek: bota, më 12:12 30-12-2015 Kush është shqiptari me memorien më të fortë në Suedi, ja konferenca e tij në

Pasioni i tij për stërvitjen e memories lindi rreth moshës 25 vjeçare kur ai gjeti mes raftit një libër me titull “Si të stërvitësh memorien”.

Idriz Zogaj është shqiptari kampion për 5 vite rresht i memories më të fortë në Suedi. Ai tashmë ka një organizatë të tijën ku mëson të gjithë të pasionuarit se si të përmirësojnë memorin e tyre ose ta çojnë aftësinë e trurit në një nivel ekstrem.

Zogaj mori pjesë në konkursin e memories më të fortë në botë të zhvilluar në Londër por megjithëse arriti të dalë i 21-ti nga qindra konkurentë  pasioni i tij për t’u bërë një mjeshtër i memorizimit vijoi në Suedi ku ai kontribuoi në kampionatin vendas të memories.

Në konferencën në “TED Talks” ai shpjegon rrugëtimin e tij drejt këtij pasioni të veçantë si dhe tregon disa nga tekninkat dhe ushtrimet për të memorizuar emra, numra dhe çdo gjë tjetër më thjeshtë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020966053009033
array(1) { ["section"]=> string(92) "kush-eshte-shqiptari-me-memorien-me-te-forte-ne-suedi-ja-konferenca-e-tij-ne-ted-talks-28849" }