Kush është shqiptari që la Amerikën dhe ndërtoi një mrekulli në Surrel (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:18 21-05-2019 Kush është shqiptari që la Amerikën dhe ndërtoi një mrekulli në Surrel (VIDEO) Herion Hajri me guvernatorin Genc Sejko

Herion Hajri… ky është tironsi ish-basketbollist i cili la Amerikën për të investuar gjithçka në vendin e tij.

Herioni ka punuar në Steak House në New York dhe tashmë ka ndërtuar në Surrel një restorant të quajtur “New York Grill” tepër të veçantë ku do mund të provoni mishin më të mirë ndonjëherë.

Për gjithçka, krahas stafit, kujdeset personalisht vetë Herioni i cili për asnjë moment nuk e heq përparësen e bardhë të kuzhinës.

Në dimër, te ‘New York Grill’ në Surrel, gjen oxhak për t’u ngrohur e në verë, një pishinë të freskon trupin e mendjen.

Nga këtu mund ta shohësh Tiranën në ‘pëllëmbë të dorës’ e njëkohësisht të jesh larg të gjithëve dhe gjithçkaje, në privatësi të plotë…

Personazhe të njohur kanë shkuar me nxitim për të provuar mishin e gatuar përmes një ‘recete të fshehtë’ që Herioni e mban si sekret profesioni.

Moderatori Dritan Hila, këngëtari Elton Deda, dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko janë ndër të parët që kanë nxituar për ta provuar këtë mrekulli ndërtuar mes Surrelit, tashmë destinacion i fundjavave.

Krahas mishit miks, steak, bërxollës e qingjit të furrës, në New York Grill do mund të provoni edhe gatime  të zonës si; byrek, ajkë me speca, mix djathërash etj…

Herioni ka menduar edhe për çmimet tejet të arsyeshme… Nga sa kemi provuar në restorantet e shumta që janë hapur tani në Surrel, në New York Grill hahet shëndetshëm dhe shumë lirë…

Për më tepër ndiqni videon!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072810649871826
array(1) { ["section"]=> string(83) "kush-eshte-shqiptari-qe-la-ameriken-dhe-ndertoi-nje-mrekulli-ne-surrel-video-165096" }