Kush është Zonja e Parë Melania Trump, 46 vjeçarja super-seksi që do hyjë në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar tek: bota, më 11:53 09-11-2016 Kush është Zonja e Parë Melania Trump, 46 vjeçarja super-seksi që do hyjë në Shtëpinë e Bardhë

Me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, vëmendje i kushtohet sigurisht bashkëshortes së tij, e cila do të jetë Zonja e Parë e SHBA-së.

Në fakt, vëmendja nuk i ka munguar kurrë Melania Trump, 46 vjeçares sllovene, jeta e së cilës ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë.

E lindur në Novo Mesto të Sllovenisë, atëherë pjesë e ish-Jugosllavisë, Melania ka studiuar për një vit në Universitetin e Lubjanës, por nuk arriti ta përfundojë. Ajo e ka nisur karrierën si modele që në moshën 16 vjeçare dhe ka parakaluar në pasarelat më të njohura të botës: Milano, Paris dhe Nju Jork. Në SHBA mbërriti në vitin 2000 duke përfituar 'green card'.

E gjatë 180 cm, Melania Trump flet pesë gjuhë të ndryshme: Sllovenisht, serbisht, anglisht, frengjisht dhe anglisht, çka do e ndihmojnë shumë Zonjën e Parë në takimet që do të zhvillojë në të gjithë botën gjatë mandatit katër vjeçar.

Melania dhe Donald Trump janë martuar më 22 janar të 2005 dhe fati ka dashur që çifti të festojë 12 vjetorin e martesës vetëm dy ditë pasi republikani të bëjë betimin si president i SHBA. Çifti ka një fëmijë nga martesa e tyre, i quajtur Barron Ëilliam Trump.

Që pas shpalljes së kandidaturës së Trump, Melania ka ruajtur një profil serioz në media, madje shumë herë më serioz se vet Donaldi.

Megjithatë, ajo do të hyjë në histori si Zonja e Parë më seksi në Shtëpinë e Bardhë.

012516melania2.jpg

810.jpg

hhh.jpg

ok.jpg

Melania-Trump-Hot-Pictures_1.png

melania33.jpg

melaniatrump_010616douglasfriedman.jpg

elec2016-melan_539_332_c1.JPG

ced333-20160719-donald-melania-trump.jpg

MelaniaTrumpDonaldTrumpHoldsNYElectionY5zuqSZqPx8l.jpg

MAC43_MELANIATRUMP_POST.jpg

loil.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070440769195557
array(1) { ["section"]=> string(99) "kush-eshte-zonja-e-pare-melania-trump-46-vjecarja-super-seksi-qe-do-hyje-ne-shtepine-e-bardhe-58937" }