Kush gënjen për zhdukjen e 100 mijë eurove të 32 vjeçares që vdiq në aksident? Përplasja Polici-Prokurori

Publikuar tek: aktualitet, më 06:43 03-08-2015 Kush gënjen për zhdukjen e 100 mijë eurove të 32 vjeçares që vdiq në aksident? Përplasja Polici-Prokurori Bujana Bushi

Ndërsa gjykata ka lënë të lirë dy personat e arrestuar për aksidentin që i solli vdekjen 32 vjeçares Bujana Bushi nga Vlora, ende skema e asaj çfarë ka ndodhur me 100 mijë eurot e viktimës është e paqartë.

Ditën e djashme, pas akuzave të vëllait të viktimës i cili akuzoi policinë se kishte mbajtur të fshehtë vjedhjen e 100 mijë eurove me të cilat e motra do blinte një shtëpi, ka reaguar policia e tha se çanta ku pretendohet se ishin eurot iu dorëzua Prokurorit të çështjes por nga ana e saj Prokuroria thotë se policia ka bërë deklaratë të rreme.

Prokuroria ka thënë për Gazetën Shqiptare se materialet prokurorit të çështjes i kanë kaluar  vetëm 4 orë pas deklaratës së policisë  rreth orës 20:47 të ditës së djeshme, ku provat janë marrë me procesverbal.

Policia tha dje në deklaratën e saj se “Në vendin e ngjarjes është paraqitur vëllai i shtetasit Kosta Taci, të cilit nga shërbimet policore iu kërkuar të vinte në dispozicion dokumentat e makinës, pasi drejtuesi i mjetit u shoqërua për ndihmë mjekësore.  

Gjithashtu atij iu dorëzuan edhe sendet personale që gjendeshin në makinë, nga shërbimi policor.

Shtetasi A.A, vëllai i drejtuesit të mjetit mori me vete edhe çantën e viktimës. Më pas kjo çantë me proces-verbal iu dorëzua Prokurorit të çështjes. Gjatë kqyrjes së viktimës nga ekspertët kriminalistë, nuk janë gjetur dhe sekuestruar sende personale”.

Por kjo deklaratë e policisë është mohuar nga Prokuroria e cila e ka cilësuar si tërësisht të pavërtetë.

Tashmë pritet një hetim i thellë për të zbardhur çështjen ku familjarët e 32 vjeçares së mbetur pa jetë në aksident denoncojnë humbjen e 100 mijë eurove.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana bëhet me...tualete publike, instalohen pranë Monumentit të Pavarësisë
Vëllezërit ishin në dasmën e mbesës, kushëriri u vjedh 1 milionë lekë por kapet nga policia »
Article Logic
Execution time: 0.014014959335327
array(1) { ["section"]=> string(110) "kush-genjen-per-zhdukjen-e-100-mije-eurove-te-32-vjecares-qe-vdiq-ne-aksident-perplasja-polici-prokurori-17577" }