“Kush i bie këtij telefoni mo”, Rama ‘nervozohet’ live: Kush je? Ouuu të mora qëpar (Biseda me sarandiotin që donte leje për të ikur në mal)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:41 31-03-2020 “Kush i bie këtij telefoni mo”, Rama ‘nervozohet’ live: Kush je? Ouuu të mora qëpar (Biseda me sarandiotin që donte leje për të ikur në mal) Kryeministri Rama duke folur me qytetarin qe e mori ne telefon

Kryeministri Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme disa telefonata me qytetarët që kanë dërguar ankesat e tyre në portalin shqipëriaqëduam.al.

Sapo përfundoi telefonatat, Rama shfrytësoi disa minuta në fund për të dhënë mesazh për qytetarët që nga nesër nuk do të tolerohet askush që kapet rrugëve pa leje lëvizje. Mirëpo teksa kryeministri fliste, i ra telefoni dhe zilja e tij e “nërvozoi” paksa.

“Kush i bie këtij telefoni mo kush i bie. Alo, kush je?” u përgjigj Rama, kurse personi në anën tjetër të telefonit e njoftoi se ai e kishte marrë disa minuta më parë por s’kishte pasur mundësi t’ja hapte. Menjëherë kryeministri i kërkoi qytetarit t’i shpjegonte hallin për të cilin kishte shkruar, ndërsa përgjigja që mori e nervozoi më shumë sesa kur qytetari i ra mbrapsht telefonit të tij.

"Ça Sarande e male thua. Nuk ke punë nëpër male. Do ta gjurmojmë ne kërkesën tënde”, i tha Rama qytetarit, i cili mesa duket i mërzitur nga të qëndruarit në shtëpi kërkonte leje për të shëtitur në mal. 

Dialogu i Ramës me qytetarin:

Rama: Kush i bie këtij telefoni mo kush i bie. Alo, kush je?

Qytetari: Më morët në telefon

Rama: Ouuu të mora qëpar. Edi jam, Edi Rama

Qytetari: Ouu si je

Rama: Mirë ti si je, si je ti

Qytetari: Mirë, ja në shtëpi

Rama: E kështu thoni ju të gjithë në shtëpi. Se ka dhe djem e vajza që kur i marrim në telefon janë në telefon dhe na thonë pse na shqetësioni

Qytetari: Dua leje, do lëviz andej nga Saranda, nëpër male
Rama: Ça Sarande e male thua. Nuk ke punë nëpër male. Do ta gjurmojmë ne kërkesën tënde

Qytetari: Po ndonjë lekë nëpër duar

Lekë nëpër duar nuk ka. Ne do bëjmë gjithcka. Se kjo është kohë emergjence. Ne do të ndihmojmë derisa të hapet dera. Dritat janë mallë, kush i konsumon do ti paguajë. Nëse konsumohen dhe nuk paguhen, ne të gjithë përfunojmë në humnerë. Kështu, ne jo që nuk ngremë dot kokën, por s’ndihmojmë dot ata që janë në nevojë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092051029205322
array(1) { ["section"]=> string(138) "kush-i-bie-ketij-telefoni-mo-rama-nervozohet-live-kush-je-ouuu-te-mora-qepar-biseda-me-sarandiotin-qe-donte-leje-per-te-ikur-ne-mal-200835" }