Mbrëmjen e djeshme në Mirditë të gjitha pemëve dekorative të sapombjella iu janë hedhur naftë te rrënjët dhe si pasojë disa prej tyre po shkojnë drejt tharjes.
Një lajm i tillë është bërë i ditur nga drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë Mirditë, Aleksandër Ndoja i cili ka pororsitur që të mos preket asnjë lule.
"Porosia është asnjë lule të mos preket. (Për ata që u djeg e vërteta) E keni përkthyer keq...! Pamje që nuk duan koment.... Sonte gjatë natës të gjithë pemëve dekorative të sapo mbjella në sheshin "Abat Doci" u janë hedhur naftë te rrënjët...", thotë Ndoja në postimin e tij.