Kush i merr vendimet politike në Partinë Demokratike? Erla Mëhilli “thumbon” Bashën për ndikimin e familjarëve

Publikuar tek: politike, më 19:52 26-01-2020 Kush i merr vendimet politike në Partinë Demokratike? Erla Mëhilli “thumbon” Bashën për ndikimin e familjarëve

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli thotë se ai duhet të ishte shumë më i përfshirë në vendimmarrjen brenda Partisë Demokratike.

“Berisha është shumë aktiv në politikë e nisur nga kjo mendoj që duhet të ishte edhe shumë më i përfshirë në vendimmarrjen brenda PD. Mendoj që kjo do ishte një garanci e shtuar për të gjithë demokratët, edhe për ata që nuk ndjekin linjën zyrtare të PD, gje për të cilën me thënë të drejtën gjykoj që ka shumë nevoje PD-ja sot”, u shpreh Mëhilli.

E pyetur për ndikimin e familjes së Berishës në vendimet e tij politike, Erla tha se ish-kryeministri hyn te ata politikanë ku familja nuk ka patur rol në vendimmarrjen politike.

Ndërkohë nga ana tjetër ajo ka shigjetuar kreun e PD, Lulzim Basha teksa theksoi se ka politkanë të tjerë ku familjarët kanë ndikim të madh në vendime të rëndësishme politike në disa raste edhe vendimtare.

“Për çështjen e ndikimit Berisha hyn te ata politikanë ku familja nuk ka patur rol në vendimmarrjen politike. Ai vetë por dhe familjarët kanë qenë shumë të kujdesshëm që mos ngatërronin raportet dhe marrëdheniet e veta si familjare me bashkëpunëtorët e tij. Ka qene shume i ekuilibruar ky raport. Ndryshe nga sot ku fjalë apo raportime për politikanë të tjerë ku familjarët kanë ndikim të madh në vendime të rëndësishme politike në disa raste edhe vendimtare, domethënë ndikimi është dhe vendimtar”, tha Mëhilli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022349119186401
array(1) { ["section"]=> string(114) "kush-i-merr-vendimet-politike-ne-partine-demokratike-erla-mehilli-thumbon-bashen-per-ndikimin-e-familjareve-193221" }