Një 60-vjeçar u nda nga jeta pasi u vetëhodh nga ballkoni i spitalit "Shefqet Ndroqi".
Sipas informacioneve për median, viktima Leonard Skabona ishte nga Rrësheni dhe prej 10 ditësh ndodhej në spital.
Mësohet se 60-vjeçari kishte punuar si shofer policie në vitet '90 por më pas është larguar nga detyra.
“E kam njohur rreth viteve 97-98, ka qenë një periudhë kohe oficer Policie, ka qenë një burrë me sjellje shumë korrekte, shumë normale. Nuk e di se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj ngjarje, po di që pasi është larguar nga puna, dhe më pas është divorcuar me bashkëshorten. Këto kohët e fundit ka jetuar vetëm, pasi bashkëshortja dhe fëmijët kanë ikur në Greqi”, shprehet i njohuri i Skabonës për Fax News.
Ky është rasti i pestë i vetëvrasjes së të infektuarve duke u hedhur nga spitali.