Kush ishte deputeti që nuk u betua të shtunën para shqiptarëve, e bëri sot

Publikuar tek: politike, më 11:13 11-09-2017 Kush ishte deputeti që nuk u betua të shtunën para shqiptarëve, e bëri sot

Ditën e shtunën, në seancën e dytë plenare të pasdites, deputetët e zgjedhur të Kuvendit bënë betimin.

Atë ditë kaloi si pa u vënë re por sot të gjithë kanë qenë dëshmitarë të betimit të tij. Bëhet fjalë për deputetin e LSI Vangjel Tavo.

“Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t'i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim.

BETOHEM”, tha Tavo para deputetëve duke u ngritur në këmbë.

Nuk dihet se pse mungoi Tavo ditën kur të gjithë deputetët bënë betimin.

 

96.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083198547363281
array(1) { ["section"]=> string(79) "kush-ishte-deputeti-qe-nuk-u-betua-te-shtunen-para-shqiptareve-e-beri-sot-91910" }