Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të kandidojë për një mandat tjetër.
Tashmë, siç raportojnë mediat gjermane ai që do të fitojë garën e lidershipit në Partinë CDU të Gjermanisë, ka më shumë mundësi që të jetë kancelari i ardhshëm i vendit. Zgjedhjet pritet të bëhen me 16 janar, pas 3 ditësh.
Po kush janë tre burrat që po garojnë, për t'i zënë vendin Angela Merkel?
Ekzistojnë ndryshime në përmbajtje midis tre politikanëve dhe dallimi kryesor është është stili.
Friedrich Merz
Friedrich Merz e merr fuqinë e tij kryesisht nga kundërshtimi ndaj Angela Merkel. Me kalimin e viteve, një dualizëm i vërtetë është zhvilluar midis të dyve.
Disfata e tij më e madhe në politikë ka qenë mundja nga Angela Merkel duke fituar zgjedhjet brenda në parti.
Sjellja e tij e qartë dhe korrekte e bëjnë atë një kandidat të përshtatshëm. Vullneti për pushtet mund të ndihet më qartë tek ai dhe kjo nuk duhet të jetë një disavantazh.
Norbert Röttgen
Ai është njeriu përpiqet për përsosmëri, në dukje, në sjellje, në të folur. Ai e di që ka një mendje të mprehtë dhe i pëlqen t’i lejojë edhe të tjerët të mendojnë ashtu.
Ai befasoi shumë me kandidaturën e tij, por ai tashmë ka arritur një gjë: Të gjithë flasin për të, askush nuk dyshon se Rottgen do të vazhdojë të luajë një rol në CDU pas kongresit të partisë. Rottgen po merr një mbështetje të gjerë nga populli dhe pjesa më e madhe e duan atë.
Pavarësisht se si përfundojnë zgjedhjet të Shtunën, që një njeri i zgjuar, elokuent dhe i ditur si Röttgen duhet të ketë një vend në politikën gjermane.
Armin Laschet
Ai nënvlerësohej në karrierën e tij politike, por kushdo që e njeh nga afër Laschet i di gjithashtu pikat e forta të tij.
Ai ka bindje politike të ngulitura thellë dhe nuk ndryshon ashtu si të tjerët ndryshojnë bluzat e tyre. Laschet ka ndërtuar një rrjet mbresëlënës në parti, shkruajnë mediat gjermane.
Laschet është katolik, është evropian, është liberal dhe kozmopolit. Fakti që ai është në partinë që dikur ishin Konrad Adenauer dhe Helmut Kohl duket se e bën atë krenar sa herë që e thotë atë.