Kush janë 5 fondacionet që sponsorizuan “ICJI” në publikimin e “Panama Papers”

Publikuar tek: bota, më 16:07 04-04-2016 Kush janë 5 fondacionet që sponsorizuan “ICJI” në publikimin e “Panama Papers”

Vetëm 1% e 11 milionë dokumentave të dosjes “Panama Papers” janë publikuar nga International Consortium of Investigative Journalists (ICJI) dhe mediat partnere që u bënë pjesë e këtij investigimi.

Gjithsesi në këtë 1% nuk rezulton asnjë personalitet i SHBA-së apo vendeve të perëndimit, përjashto shtetin ishullor të Islandës, ku emri i kryeministrit gjendej mes liderëve të tjerë botërorë të përfshirë në skandal.

Por, kush janë themeluesit dhe sponsorizuesit e “ICJI” që publikoi fillimisht dokumentat?

“ICJI” është themeluar dhe organizuar nga Qendra Amerikane për Integritet publik, ndërsa financohet nga organizata dhe fondacione gjigande, të komentuara jo gjithnjë për mirë.

Në listën e financuesve rezultojnë: Ford Foundation; Carnegie Endowment - e drejtuar nga William Joseph Burns (Ish-ambasador i SHBA në Moskë 2005-2008); Rockefeller Family Fund; W K Kellogg Foundation dhe Open Society Foundation e George Soros.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fjalët e fundit të “Rambo”-s rus, që njoftoi për bombardime ajrore aty ku ndodhej vetë
Nis mbledhja e firmave për dorëheqjen e kryeministrit pas skandalit të “Panama Papers” »
Article Logic
Execution time: 0.011514902114868
array(1) { ["section"]=> string(80) "kush-jane-5-fondacionet-qe-sponsorizuan-icji-ne-publikimin-e-panama-papers-36807" }