Kush janë dy femrat arrestuar dje në Tiranë për drogë. Ja roli i tyre në grup. Një tjetër hetohet në gjendje të lirë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:27 19-11-2015 Kush janë dy femrat arrestuar dje në Tiranë për drogë. Ja roli i tyre në grup. Një tjetër hetohet në gjendje të lirë Aurora Liço dhe Sonila Dinoshi

Arrestimet e djeshme të bujshme të 26 personave e disa të tjerëve shpallur në kërkim, nxorrën në pah edhe rolin e 3 femrave në grupin kriminal.

Si koordinatore të punës apo si shpërndarëse, tri femra, dy në pranga dhe një në hetim në gjendje të lirë, janë të përfshira në shpërndarjen e drogës në vlerën 900 mijë euro.

Po cilat janë tri femrat e përshira?

Policia ka dhënë identitetin e plotë të dy prej tyreve.

Sonila Dinoshi, 31 vjeç. Lindur dhe banuese në Tiranë kishte funksionin e koordinatores, ndërsa

Aurora Liço 28 vjeç, Lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë  punonte si shpërndarëse e lëndës narkotike në kryeqytet. Liço ishte  e dënuar më parë për prodhim dhe shitje lënde narkotike. Në lojë është edhe një femër e tretë, identiteti i të cilës nuk bëhet publik, por vetëm inicialet: E.B 27 vjeç lindur dhe banuese në Tiranë. Ajo kishte funksionin e shpërndarëses dhe po procedohet në gjendje të lirë.

“Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, në bazë të një hetimi të përbashkët dhe të nisur nga informacionet e Policisë së Shtetit, janë ndaluar disa persona, pjesë e një grupi të gjerë, të cilët shpërndanin lëndë narkotike kokainë dhe heroinë në disa zona kryesore të kryeqytetit. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se xhiroja momentare e këtij arrin në vlerën e mbi 7 milionë lekë të reja në muaj.

Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë janë nxjerrë pasi janë bashkuar në një procedim të vetëm disa referime nga ana e Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve, persona të ndryshëm ishin aktivë në shpërndarjen e kokainës dhe heroinës në zonën e « Rr. Elbasanit », Sauk, te zona e « Tiranës së Re », etj.

Në bazë të veprimeve proceduriale të Prokurorisë së Tiranës, u arrit në përfundimin se shtetasit e ndaluar vepronin kishin lidhje me njëri-tjetrin, pavarësisht se dukej se vepronin në mënyrë të pavarur.

Hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës ka zbuluar mekanizmin se si funksiononte ky grup, nga të cilët deri më tani janë evidentuar mbi 20 persona.

Shtetasi Julian Bushati siguron ne sasi te konsiderueshme lenden narkotike te llojit heroine tek persona ende të paidentifikuar për momentin. Sasia qe merr tek ky shtetas eshte rreth 100-200 gram çdo 5 dite. Me pas, kete sasi e perpunon ne banesen e tij duke e tre fishuar me perberes te tjere. Per kete , ai disponon mjete dhe ka pershtatur njeren dhome si minilaborator. Pasi perpunon lenden narkotike, e dergon ne sasi rreth 100-150 gram çdo dite tek shtetasi Sokol Kllapi dhe pjesen tjeter e shperndan ne persona te tjere.

Shtetasi Kol Kllapi se bashku me shtetasen Sonila Dinoshi, kane marre nje apartament me qera. Sasia e lendes narkotike ndahet ne porcione 0.3 gram nga Sokoli dhe Sonila (te dy jane perdorues te lendes narkotike heroine dhe krak), duke paketuar rreth 200-250 porcione (copa). Nje porcion shitet 1.000 leke te reja. Xhiroja ditore e kryer prej shtetasive Sokol Kllapi dhe Sonila Dinoshi eshte 200.000 – 250.000 leke te reja, fitimi ditor eshte 90.000 -120.000 leke te reja.

Shtetasi Julian Bushati shet edhe vete sasi lende narkoti  ke te ndara ne doza. Per te shitur dozat e lendes narkotike ky shtetas perdor shtetasin e identifikuar me emrin Armando Murati, i cili per shitjen e lendes narkotike te llojit heroine perdor nje motorr skuter. Duke qene se cilesia e lendes narkotike ‘’heroine’’ eshte e cilesise me te mire ne treg, klientela e perdoruesve eshte ne rritje. Shperndarja e lendes narkotike fillon ne oren 08.00 te mengjesit, deri ne mbremje. Per te shperndare lenden narkotike, shtetasi Sokol Kllapi ka blere se fundmi nje automjet te vogel per te mos rene ne sy, e tipit Ford Fiesta. Ne Maj 2015 eshte bere e mundur sekuestrimi i nje doze lende narkotike nga shtetasi Armando Murati. Kjo doze narkotike u dergua per ekspertim kimik ne laboratoin e Drejtorise Policise Shkencore e cila sjell pergjigjen, ku thuhet se lenda e dyshuar narkotike e sjelle tregoi per pranine e Heroines”, bëri dje me dije Prokuroria

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali në burgun e Korçës, të burgosurit paguajnë për prostituta dhe hashash, ja shifrat
Donald Lu e përmendi me emër, por Prokuroria pushon hetimet për Emiljano Shullazin »
Article Logic
Execution time: 0.012093067169189
array(1) { ["section"]=> string(120) "kush-jane-dy-femrat-arrestuar-dje-ne-tirane-per-droge-ja-roli-i-tyre-ne-grup-nje-tjeter-hetohet-ne-gjendje-te-lire-25770" }