Kush janë dy gazetarët që sipas Ballës këshillojnë Ben Blushin për fjalimet në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 14:07 09-03-2017 Kush janë dy gazetarët që sipas Ballës këshillojnë Ben Blushin për fjalimet në Kuvend

Ben Blushi edhe në seancën e sotme të Kuvendit ka qenë opozitari i vetëm i maxhorancës dhe përplasjet me deputetët e PS nuk kanë munguar.

I pari që reagoi pas fjalës së Blushit ishte deputeti Taulant Balla, i cili e akuzoi kreun e LIBRA-s për mungesë informacioni dhe manipulim.

Ai madje përmendi dy gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku që sipas tij e këshillojnë Blushin përpara se të flasë në Kuvend.

“Ti nuk i di këto se ti maksimumi para se të vish këtu pi kafe me Bushatin dhe Shkullakun dhe të thonë ata shko në Kuvend dhe thuaj këto gjëra”, replikoi Balla.

Blushi kishte paralajmëruar më parë se procesi i vettingut nuk do të përmbyllet brenda afatit, madje as brenda këtij viti pasi nëpërmjet tij do bëhet drejtësi duke burgosur politikanët, fakt që tremb Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.

Lexo edhe: Blushi flet për frikën e madhe në Kuvend: Vettingu bëhet për të burgosur politikanët, në shtator shpërthen kriza

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085828304290771
array(1) { ["section"]=> string(91) "kush-jane-dy-gazetaret-qe-sipas-balles-keshillojne-ben-blushin-per-fjalimet-ne-kuvend-71317" }