Kush janë ministrat që manipuluan sondazhin sipas “Opinion”, Lindita Nikolla manipuloi 75% të votave

Publikuar tek: aktualitet, më 23:53 18-01-2017 Kush janë ministrat që manipuluan sondazhin sipas “Opinion”, Lindita Nikolla manipuloi 75% të votave

Një numër i konsiderueshëm i votave në sondazhin opinion .al kanë qënë të pavlefshme. Pra numri i votave të pavlefshme, ka qenë shumë më i madh se numri i votave të vlefshme. Sipas të dhënave për Ministrin e Drejtësisë rreth 60% e votave janë të pa vlefshme, po ashtu për Ministren e Arsimit rreth 73%e votimeve kanë qënë të pavlefshme, edhe për Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj 73% e votave kanë qenë të pavlefshme  e më tej me Saimir Tahirin, ku 30% e votave kanë qenë fallco etj. Në bazë të të dhënave vihej re se sa më i lart numri i votave për ministër, aq më e lart ishte edhe përqindja e votave të manipuluar po për atë ministër.

Kështu numri më i lart i votave fallco dhe të manipuluara kanë qënë për Ministren e Arsimit Lindita Nikolla, pra në votat që ajo ka marrë rreth 73% e tyre kanë qënë të pavlefshme.

Sipas asaj që deklaron ëebmasteri i opinion.al  ka patur një mobilizim për votim edhe nga institucioneve shtetërore. “Janë regjisturar shumë screepte që kanë votuar për një ministër të caktuar. Kompania që ka fituar tenderin e shpërndarjes së internetit nëpër shkolla, të gjitha IP e kësaj kompanie kanë votuar për ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Pra shkollat kanë votuar në mënyrë të organizuar. Ka një mobilizim të mësuesve të informatikës që janë mobilizuar për të votuar Nikollën”, është shprehur Gentian Progni, webmaster i Opnion.al.

Vetëm pak ditë më parë në opinion.al ka mbërritur një denoncim, i një mësuese e cila tha se drejtori i DAR i ka kërkuar të votoj Lindita Nikollën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Banorët e Prrenjasit 4 orë pa drita, kërkojnë ndihmë për riparimin e defektit
SKANDAL: Google u mohon qyteteve shqiptare në Serbi të jenë pjesë e "Google Street View" »
Article Logic
Execution time: 0.01075291633606
array(1) { ["section"]=> string(102) "kush-jane-ministrat-qe-manipuluan-sondazhin-sipas-opinion-lindita-nikolla-manipuloi-75-te-votave-65959" }