Kush janë pasuritë dhe pasionet e Admir Muratajt? Rrëfehet i vëllai: Pinte verë, dilte shëtitje! Kjo shtëpi e vetmja pronë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:56 16-04-2019 Kush janë pasuritë dhe pasionet e Admir Muratajt? Rrëfehet i vëllai: Pinte verë, dilte shëtitje! Kjo shtëpi e vetmja pronë

Cen Murataj, vëllai i Admir Murataj ka dhënë sot një prononcim për mediat duke pritur një grup gazetarësh në shtëpinë e tij në Prezë.

Mes të tjerash Murataj është pyetur nga gazetarët për pasuritë e Admirit si edhe pasionet e tij.

Cen Murataj vazhdon t'i mëshojë faktit se vëllai i tij mund të jetë përdorur nga shokët, ndërsa e kujton atë si një njeri mjaft miqësor.  

Pjesë nga biseda me gazetarët:

Ka llogari bankare, prona, çfarë ka lënë ai për familjen?

Cen Murataj: Koha do ta vërtetojë. Kjo shtëpi që rrimë bashkë është shtëpia që mund të jetë prona e vetme e Admir Muratajt

Thatë atë ditë që Admiri është përdorur?

Cen Murataj: E kam thënë dhe do e them. Duhet të dalë një detaj nga prokuroria

Keni dyshime te shokët po te dikush tjetër?

Cen Murataj: Ato punë bëhen me shokët. Unë shoh te guximi i vëllait tim...

E ka nisur karrierën mësues, na thuaj pak, Admir Muratajt, ishte sportiv, kishte njohuri ushtarake?

Cen Murataj: Pasioni i Robin Hood ishte të ulej në tavolinë me ty të pinte verë dhe dilte shëtitje malit. Pasioni im është i makinave dhe motorrave. Pasioni i Adit ka qenë miqësia, tavolina, ecja, noti. Nuk mund t'i thuash as ushtarak i përgatitur, mund t'i thuash zemërgjërë. Sa i peshonte trupi kishte zemrën. As ushtrinë nuk e ka mbaruar.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010042905807495
array(1) { ["section"]=> string(125) "kush-jane-pasurite-dhe-pasionet-e-admir-muratajt-rrefehet-i-vellai-pinte-vere-dilte-shetitje-kjo-shtepi-e-vetmja-prone-160633" }