Kush ka meritë në shpëtimin e Alvin Berishës?  Flet biznesmeni libanez, tregon institucionet dhe autoritetet që ndihmuan në mision

Publikuar tek: aktualitet, më 19:50 08-11-2019 Kush ka meritë në shpëtimin e Alvin Berishës?  Flet biznesmeni libanez, tregon institucionet dhe autoritetet që ndihmuan në mision Konsulli i nderit i Shqiperise ne Liban, biznesmeni Marc Gorayeb

Konsulli i nderit i Shqipërisë në Liban, Marc Gorayeb, i cili ishte një ndër ndërmjetësuesit kryesor në shpëtimin e 11 vjeçarit Alvin Berisha nga kampi i Al-Holit në Siri, ka folur për të gjithë institucionet dhe autoritetet që ndihmuan në shpëtimin e vogëlushit.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me televizionin Abc news me Skype nga Bejruti, Gorayeb tha se në misionin e shpëtimit të Alvinit ishin përfshirë shumë palë, përfshirë edhe autoritetet shqiptare dhe italiane.

Ndër të tjera konsulli deklaroi se të përfshirë në misionin humanitar ishin edhe anti-terrorizmi, interpoli italian, autoritetet e sigurisë libaneze, Kryqi i Kuq Italian me përfaqësues presidentin e këtij institucioni, Francesko Rotka, si dhe Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë me përfaqësues doctor Guribin, transmeton newsbomb.al. 

‘Në misionin për shpëtimin e Alvinit ishin shumë palë të përfshira. Ishin autoritetet shqiptare, italiane, anti-terrorizmi  autoritetet e sigurisë libaneze, interpoli Italian, Kryqi i Kuq Italian si dhe Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë.

Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë na dha një mbështetje shumë të mirë dhe u përfaqësua nga doktor Guribi, si dhe po ashtu na ndihmoi shumë edhe presidenti i Kryqit të Kuq Italian, Francesko Rotka.  

Në Siri aktualisht është një situatë humanitare. Duhet të theksojmë që çdo mision shpëtimi ka ulje-ngritjet e veta dhe kishte disa momente të kompikuara.

Kishim situata në Liban me ndërprerjen e rrugëve, ku digjeshin goma në rrugë, dhe nuk mund të lëvizje nga një zonë në tjetrën. Pra kishte shumë faktorë pengues, por duke pasur parasysh unitetin e skuadrës dhe me bashkëpunim ne mundëm të mposhtnim të gjithë strukuturën ndaluese mes të gjithë kanaleve që u përfshinë në shpëtimin e Alvinit.

Siria nën juridiksionin e saj nuk ka konsullatë në Liban.

Ne do të bëjmë të tillë operacione edhe për ata që kanë mbetur, por preferoj ta mbajmë diskrete dhe të qetë sepse kemi nevojë për veprim.

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, nuk ka juridiksion për të mbuluar Sirinë, kjo është shumë e thjeshtë dhe gjitashtu është shumë e vështirë që të njohësh terrenin në Liban dhe në Siri.

Unë jam nga këtu dhe e njoh terrenin, si dhe kam të gjitha kanalet e duhura falë zotit për të ndihmuar në këtë rast’, deklaroi konsulli i nderit i Shqipërisë në Liban, Marc Gorayeb./ Newsbomb.al. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021415948867798
array(1) { ["section"]=> string(134) "kush-ka-merite-ne-shpetimin-e-alvin-berishes-flet-biznesmeni-libanez-tregon-institucionet-dhe-autoritetet-qe-ndihmuan-ne-mision-185200" }