“Kush po e këput Lulin?”, gazetari që dikur e mbështeste i publikon Bashës foton e sikletshme

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:41 01-06-2017 “Kush po e këput Lulin?”, gazetari që dikur e mbështeste i publikon Bashës foton e sikletshme

Spikeri i lajmeve Bledian Koka njihet për qendrimet e tij pro të djathtës por që nga momenti kur Basha vendosi të lërë jashtë listës disa dhe të fusë disa të tjerë, ai nuk ka qenë fort dakort. Prej disa ditësh tanimë, ai ka nisur sulmet hapur ndaj kryetarit Basha.

“Kush po e këput Lulin?” shkruan Koka në komentin e rradhës dhe  e cilëson “republikën e re” si një term absurd ndërsa publikon foton nga mitingu i rradhës, ku dukshëm bie në sy pjesëmarrja e ulët.

KOMENTI I PLOTË I BLEDIAN KOKËS:


Takimet elektorale te PD-se se damkosur ne nje term absurd si Republika e Re, jane sot deshmia e qarte e nje elektorati te paperfaqesuar, te genjyer e te lene rrugeve. Kam folur kto dite me shume demokrate qendrestare dhe pyetja e tyre eshte vetem nje. Çfare duhet te bejme?!... Pergjigja-kure eshte e veshtire, por bindja eshte definitve. Sot ata qe e quajne veten demokrate duhet ta vrasin elektoralisht Republiken e Re qe te shpetojne Partine Demokratike. Sot demokratet e arsyes duhet te kuptojne qe mosvotimi i Republikes se Kuqerremte, eshte nje vote me pak per qeverisjen e rehatshme per 4 vitet ne vazhdim te Rilindjes +. Sot demokratet e besimit te palekundur ndaj PD si pasuri kombetare, qartazi e kane kuptuar kete mesazh dhe ashtu si ne Vaun e Dejes, edhe ne Vloren, ne Lezhen, e sot ne Shkoder, e kane te qarte se e keqja nuk mund te parandalohet neser, por SOT. Sot lulzimi i Republikes se Re, eshte i pamundur ne nje toke djerre qe kjo fanta-politike nuk e zoteron. 
p.s...Prandaj, kushdo qe mendoi se "le jeux sont fait", duket se ka bere gabimin e vet te fundit...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021198987960815
array(1) { ["section"]=> string(95) "kush-po-e-keput-lulin-gazetari-qe-dikur-e-mbeshteste-i-publikon-bashes-foton-e-sikletshme-80842" }