“Kush po i vret shqiptarët, pa luftë, por me një bilanc lufte çdo vit”

Publikuar tek: aktualitet, më 09:17 10-03-2017 “Kush po i vret shqiptarët, pa luftë, por me një bilanc lufte çdo vit”

“Kush po i vret shqiptarët, pa luftë, por me një bilanc lufte çdo vit?” Kjo është pyetja që ngre gazetari i ‘Top Chanel’ këtë mëngjes teksa rrëfen për një punonjës banke rreth të 40-ave që humbi betejën me kancerin.

Sipas Dyrnjasë mjekët italianë ndërsa përpiqeshin të ndryshonin fatin e jetës së tij kishin konstatuar se ai kishte rrezatim të lartë radioaktiv në trup dhe kishin pyetur nëse punon në ndonjë fabrikë apo jeton pranë ndonjë zonë me rrezatim, duke u përpjrkur të zbulonin ç'e kishte shkaktuar rrezatim të lartë radioaktiv.

Por, përgjigja e tij kishte hbitur mjekët, ai punonte në një bankë në mes të Tiranës, ndaj natyrshëm gjithsecilit i lind pyetja: Kush po i vret shqiptarët?

Statusi i plotë:

Ishte te 40-at. Ndoshta kishte arritur të fitonte betejat më të rëndësishme në jetë, por nuk fitoi dot betejën më të rëndësishme atë për jetën. Jo për fajin dhe shkakun e tij në fakt.

Kanceri e mundi. Por ky nuk është më lajm për shqiptarët

Mjekët onkologë italianë ndërsa përpiqeshin të ndryshonin fatin e jetës së tij kishin konstatuar se ai kishte rrezatim të lartë radioaktiv në trup. Dhe e pyetën: punon në ndonjë fabrikë apo jeton pranë ndonjë zonë me rrezatim dhe pergjigjia që morën i habiti. Punoj në një bankë në qendër të Tiranës.

Ata thanë se nga Shqipëria po kurojnë raste me lloje të rrallë kanceri.

Kush po i vret shqiptarët, pa luftë, por me një bilanc lufte çdo vit?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapet me pistoletë gjermane në makinë, pranga 39-vjeçarit nga Vau Dejës (EMRI+FOTO)
Goditi me grushta laborantin e shëndetësisë, pranga fierakut »
Article Logic
Execution time: 0.0048251152038574
array(1) { ["section"]=> string(72) "kush-po-i-vret-shqiptaret-pa-lufte-por-me-nje-bilanc-lufte-cdo-vit-71408" }