Kushëriri i Rakip Sulit i kërkon ndihmë Ramës: Kam ngelur pa bukë, jam me gruan dhe dy fëmijët në Astir

Publikuar tek: aktualitet, më 19:23 01-04-2020 Kushëriri i Rakip Sulit i kërkon ndihmë Ramës: Kam ngelur pa bukë, jam me gruan dhe dy fëmijët në Astir Kryebashkiaku i Kamzes Rakip Suli - Foto nga koha kur ishte deputet

Në këto ditë të vështira për vendin nga situata e koronavirusit, ndihma ndaj njerëzve dhe familjeve në nevojë është sfida me të cilën po përballet qeveria dhe strukturat në varësi të saj.

Për shkak të mbylljes së biznesve dhe lëvizjes, njerëzit në nevojë dhe të papunë njekohësisht kanë nevojë urgjente për ushqime. I tillë është dhe rasti i Rruzhdi Sulit, kushëri i kryebashkiakut socialist të Kamzës Rakip Suli, i cili i kërkon ndihmë publikisht kryeministrit Rama.

Përmes një mesazhi në Facebook, Rruzhdi Suli shkruan se ndodhet në një shtëpi me qera në zonën e Astirit, me gruan dhe dy fëmijët dhe ka nevojë urgjente për ndihmë pasi nuk kanë për të ngrënë, raporton newsbomb.al.

“Jam një qytetar me pashaportizim në Lukovë, Sarandë dhe me banim në Kamëz. Aktualisht në Astir me qira dhe nga kjo që ndodhi jemi pa punë, dhe unë dhe gruaja me dy fëmijë. Duam ushqime, nuk kemi asgjë për të ngrënë”, i shkruan kryeministrit Rama Rruzhdi Suli, kushëri i kryebashkiakut socialist të Kamzës Rakip Suli.

Mesa duket ndihma e kushëririt kryetar Bashkie, nuk i ka shkuar as vetë Rruzhdi Sulit i cili kërkon bukë për familjen e tij katër anëtarëshe. /NEWSBOMB.AL.

Mesazhi i kushëririt të Rakip Sulit për Ramën:
dfsfsdfs.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0085830688476562
array(1) { ["section"]=> string(108) "kusheriri-i-rakip-sulit-i-kerkon-ndihme-rames-kam-ngelur-pa-buke-jam-me-gruan-dhe-dy-femijet-ne-astir-200967" }