Kusht i Gjermanisë për negociatat, KED dërgon në parlament 4 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:36 14-10-2019 Kusht i Gjermanisë për negociatat, KED dërgon në parlament 4 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese (EMRAT) Gjykata Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dërgoi në Parlament 4 kandidatët për dy vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese.

KED ka përzgjedhur 4 emra: Elsa Toskën, Besnik Muçin, Arta Vorpsin dhe Fjona Papajorgji.
Ndërkohë, lista përfundimtare i është dërguar dhe kreut të shtetit Ilir Meta.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka mbetur me vetëm një anëtare, Vitore Tushën.

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë është një nga kërkesat emergjente të vendosura nga Gjermania, të cilat duhet të plotësohen nga qeveria shqiptare përpara vendimit të KE-së në 18 tetor për hapjen ose jo të negociatave për integrim në BE.

 LEXO MË SHUMË: Raport për renditjen e kandidatëvë të lejuar për Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi i Republikës në 04.04.2019

Vendimi nr.130 për listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

Vendimi nr.134 për listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034408092498779
array(1) { ["section"]=> string(108) "kusht-i-gjermanise-per-negociatat-ked-dergon-ne-parlament-4-kandidatet-per-gjykaten-kushtetuese-emrat-181986" }