'Kushtet e Merkel kërkojnë eleminimin e Ramës', Ngjela: Ai nuk arreston dot veten

Publikuar tek: aktualitet, më 21:27 09-10-2019 'Kushtet e Merkel kërkojnë eleminimin e Ramës', Ngjela: Ai nuk arreston dot veten

Avokat Spartak Ngjela u shpreh se hapja ose jo e negociatave lidhet me reformën në drejtësi.

I ftuar në RTV Ora, Ngjela deklaroi se nëntë kushtet e Merkelit kërkojnë eliminimin e klasës politike, duke përfshirë edhe Edi Ramën.

Sipas avokatit, kryeministri Rama duhet të largohet pasi nuk po bën dot reformën në drejtësi.

'Nuk është përgjegjësi e kryeministrit, është përgjegjësi e korrupsionit. Çfarë përgjegjësia ka kryeministri, i arreston dot veten dhe këta të PD? Jo, ata këtë kërkojnë. Kushtet janë në favor të shqiptarëve. 9 kushtet e Merkelit janë eliminimin e kësaj politike, me Ramën dhe të gjithë. Këta rezistojnë. Mendimi më i mirë është mendimi gjerman, që tja çelin negociatat dhe tja vënë ato kushtet. Ajo është më me afekt ndaj shqiptarëve. Ka shumë afekt te shqiptarët, kur ajo thotë bëni reformën në drejtësi.

Nuk e duan çeljen e negociatave. Këta i kap reforma në drejtësi të gjithë. Kush e ka ndaluar reformën në drejtësi? Ndalimi i reformës është penalizimi i Shqipërisë. Kush e ndalon reformën? Këta.

Rama vërtitet nëpër kallamishte, mendon se do krijojë afekt. Nuk ka afekt. Nuk bëri dot reformën në drejtësi. Kisha mazhorancën, kishe të gjitha të erdhi edhe opozita që ishte me reformën, nuk e bëre. IK', tha Ngjela.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026171207427979
array(1) { ["section"]=> string(84) "kushtet-e-merkel-kerkojne-eleminimin-e-rames-ngjela-ai-nuk-arreston-dot-veten-181432" }