Kushtetuesja: Arresti i Mark Frrokut i ligjshëm. Avokati: Çështjen do ta çojmë në Strasburg

Publikuar tek: aktualitet, më 06:58 16-09-2015 Kushtetuesja: Arresti i Mark Frrokut i ligjshëm. Avokati: Çështjen do ta çojmë në Strasburg

Kristiandemokrati Mark Frroku tashmë ka kthyer sytë nga Strasburgu, si shpresën e fundit për të rifituar lirinë, ku mbahet nën arrest pas dyshimeve për vrasjen e kryer në bashkëpunim në dëm të Aleksandër Kurtit në 1999-ën në Belgjikë.

Katër ditë më parë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Frrokut, për shfuqizimin e masës së arrestit me burg, caktuar ndaj ligjvënësit nga Gjykata e Lartë, mbi bazën e kërkesës së bërë Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas Kushtetueses masa e arrestit e Mark Frrokut është e ligjshme dhe Gjykata e Lartë ka vepruar konform ligjit. “Ne e bazonim kërkesën tonë për shfuqizimin e masës së arrestit në një argument shumë thelbësor, që lidhet me faktin që Prokuroria e Përgjithshme, ka gabuar rëndë, pasi ka marrë autorizimin në Kuvend për arrestimin e Mark Frrokut, vetëm për akuzën e vrasjes me paramendim. Në një kohë, që në dosje janë shtuar dhe dy akuza, ajo e fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Por, Gjykata Kushtetuese në mënyrë arbitrare nuk e mori në konsideratë kërkesën tonë. Madje e rrëzoi vetëm me një trupë prej tre gjykatësish”, tha avokati Visha.

Mbrojtësi ligjor i Frrokut deklaroi se po bën gati dosjen për ta çuar në Strasburg, si hapi i radhës, që u lejon ligji.

Brenda afatit ligjor do ta dorëzojmë dosjen në Gjykatën e Strasburgut. Do të kërkojmë atje të drejtat e mohuara nga drejtësia shqiptare”, theksoi Visha.

Hetimi për Frrokun

Për të njëjtën akuzë që po gjykohet në Belgjikë, atë të vrasjes së Aleksandër Kurtit, në 1999 në një stacion treni në Bruksel, Mark Frroku po mbahet nën arrest në Shqipëri dhe po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme. Kristiandemokrati, i cili në dosjen belge rezulton të ketë disa emra, ka dhënë pëlqimin për të udhëtuar drejt Belgjikës dhe për të qenë i pranishëm në seancën që do të zhvillohet më datë 19 tetor 2015, në Gjykatën për Krime të Rënda në Bruksel, por ende nuk dihet sesi do të veprohet, pasi belgët nuk kanë sjellë kërkesë zyrtare, transmeton “Gazeta Shqiptare”.

Ndërkaq, Mark Frroku po hetohet edhe për dy akuza të tjera, atë të pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Ligjvënësi u kallëzua nga ILDKP-ja, pak ditë pasi kishte përfunduar në pranga. Por, përpos faktit se mbi supe i rëndojnë akuza tejet të rënda Frroku nuk pranon të jetë i përfshirë në vrasjen e Kurtit dhe as të ketë kryer ndonjë vepër tjetër. Ndërkaq, zyrtarisht është marrë i pandehur për kallëzim të rremë, për çështjen Doshi. Procesi gjyqësor për këtë të fundit, pritet të nisë në fillim të tetorit 2015.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është ish- i burgosuri i Guantanamos, tashmë picier në Shqipëri
Peshkaqeni tigër në Sarandë u vra me pushkë deti, i hoqën dhëmbët (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011530160903931
array(1) { ["section"]=> string(94) "kushtetuesja-arresti-i-mark-frrokut-i-ligjshem-avokati-ceshtjen-do-ta-cojme-ne-strasburg-20888" }