Kushtetuesja/ Nishani bën deklartën e papritur: Dy, tre zonja kanë marrë 4 në provimin e magjistraturës (Cilat janë?)

Publikuar tek: politike, më 22:25 19-11-2019 Kushtetuesja/ Nishani bën deklartën e papritur: Dy, tre zonja kanë marrë 4 në provimin e magjistraturës (Cilat janë?) Ish-presidenti Bujar Nishani

Ish-presidenti Bujar Nishani shprehet se, 2-3 anëtare të Gjykatës Kushtetuese kanë ngelur në provimin për pranimin në shkollën e Magjistraturës, duke marrë notën 4.

"Dy apo tre zonja që në jetën e tyre private mund të jenë shumë të nderuara, kanë vajtur dhe kanë marrë 4 në provimin për magjistraturën, nuk janë kualifikuar dhe nuk kanë hyrë dot në shkollën e magjistraturës. Nëse ne shqiptarëve i themi që në reformën në drejtësi, dërgohen në gjykatë kushtetuese ato që nuk kanë fituar dot shkollën për tu bërë gjyqtarë, ç’mund të presin shqiptarët", është shprehur ish-presidenti.

I ftuar në emisionin Tempora, Nishani ka thënë se anëtaret e Kushtetueses nuk kanë marrë dot notën 5 në shkollën e Magjistraturës, ndërsa shqiptarëve u përmendet Reforma Në Drejtësi.
Por cilët janë emra që Nishani ka denoncuar, ndërsa mes anëtareve të zgjedhura ka veçuar si "ekselente" Marsida Xhaferllarin, partneren e ish-deputetit të PD Enkelejd Alibeaj?

"Këta nuk kanë marrë dot 5. Shkojnë në Kushtetuese me një listë me 3 veta, për tre vende. Ajo që ka qenë e shkëlqyer dhe është emëruar gjyqtare gjatë administratës socialiste e është përplasur në aktivitetin e saj me konflikte të mëdha interesi kur ka qenë në KED, sot ka zero pikë nga njerëz, që janë zgjedhur politikisht", shprehet Bujar Nishani, duke distancuar nga "2-3 anëtaret e tjera" Xhaferllarin.

Gjykata Kushtetuese ka tashmë pesë anëtarë të zgjedhur dhe të betuar sipas ligjit te Presidenti Meta, mes tyre katër gra dhe gjyqtarin Besnik Muçi. Katër anëtaret janë Vitore Tusha, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari. Ish-presidenti Nishani në denoncimin publik ka distancuar menjëherë Xhaferllarin, partnere e ish-deputetit të PD Enkelejd Alibeaj, ndërsa "akuza" e tij për "2-3 gjyqtaret që nuk morën dot notën 5" bie mbi Vitore Tushën, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin, por pa u specifikuar ekzaktësisht prej tij.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025947093963623
array(1) { ["section"]=> string(118) "kushtetuesja-nishani-ben-deklarten-e-papritur-dy-tre-zonja-kane-marre-4-ne-provimin-e-magjistratures-cilat-jane-186492" }