Kushtetuesja përgënjeshtron lajmin: Gjyqtares Vitore Tusha s’i është revokuar viza (SQARIMI I PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:45 03-02-2017 Kushtetuesja përgënjeshtron lajmin: Gjyqtares Vitore Tusha s’i është revokuar viza (SQARIMI I PLOTË)

Gjyqtares Vitore Tusha nuk i është revokuar asnjëherë viza e kësisoj nuk është pjesë e “listës së zezë” së personave që u është hequr viza nga Ambasada Amerikane. Lajmi bëhet i ditur nga Gjykata Kushtetuese që sqaron se gjyqtarja Tusha as nuk ka aplikuar ndonjëherë për vizë që nga viti 2010.

SQARIMI I PLOTË nga GJYKATA KUSHTETUESE:

Përgënjeshtrim lajmi nga gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Vitore Tusha

Në kronikat televizive të datës 02.02.2017 është njoftuar se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka revokuar vizat për disa gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë, midis të cilëve është përmendur edhe emri i znj. Vitore Tusha, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. 

Në këtë situatë, gjyqtarja Vitore Tusha vlerëson të bëjë me dije të gjitha mediat dhe opinionin publik se të gjitha lajmet e përhapura në kronikat televizive dhe të reflektuara më tej edhe në gazetat dhe portalet on line lidhur me personin e saj janë të pavërteta.

Gjithashtu, gjyqtarja Tusha bën me dije se që nga viti 2010 nuk ka aplikuar asnjëherë për vizë amerikane dhe nuk ka qenë poseduese e vizës amerikane. Po ashtu, që prej këtij viti nuk ka pasur asnjë komunikim apo kontakt me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për çështje vizash, qoftë personale apo familjare. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në Fier-Lushnje, humb jetën shoferi pasi makina bie në kanal
7 kile kanabis poshtë sediljes, arrestohet shqiptari në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.010394811630249
array(1) { ["section"]=> string(103) "kushtetuesja-pergenjeshtron-lajmin-gjyqtares-vitore-tusha-s-i-eshte-revokuar-viza-sqarimi-i-plote-67617" }