Kushtetuesja plotësohet me 6 anëtarë, përplasja Presidencë-Kuvend vazhdon për të ‘vetët’

Publikuar tek: aktualitet, më 21:35 14-11-2019 Kushtetuesja plotësohet me 6 anëtarë, përplasja Presidencë-Kuvend vazhdon për të ‘vetët’ Betimi i gjyqtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji para Presidentit Ilir Meta

Gjatë mbrëmjes së sotme në ambjentet e Presidencës, u betuan përpara Presidentit Ilir Meta tre gjyqtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.

Ndërkohë që gjyqtare ekzistuese nga Gjykata e shkuar Kushtetuese është Vitore Tusha, ndërsa gjyqtari Besnik Muçi u betua mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës një muaj më parë.

Gjyqtarja Elsa Toska si anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese zëvendësoi ish gjyqtarin Vladimir Kristo.

Ndërkohë gjyqtarja Marsida Xhafellari plotësoi vakancën e krijuar nga largimi i ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj, ndërsa gjyqtarja Fiona Papajorgji zëvendësoi ish-gjyqtarin Bashkim Deda.

Pas ceremonisë së betimit në Presidencë, Presidenti Ilir Meta publikoi foto me anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese duke deklaruar se pas dy vitesh në ngërç tashmë nga sot fillon sërish funksionimi i Gjykatës Kushtetuese së Republikës së Shqipërisë.

‘I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë! Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji’, shkruan Meta.

Kujtojmë se Presidenti Meta ka refuzuar të dekretojë anëtaren tjetër të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsin, e cila ka shkuar ditën e sotme pranë një notereje dhe është betuar mbi Kushtetutë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024330139160156
array(1) { ["section"]=> string(92) "kushtetuesja-plotesohet-me-6-anetare-perplasja-presidence-kuvend-vazhdon-per-te-vetet-185923" }