Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e gjuetarëve për të shpallur të pavlefshëm moratoriumin e pyjeve duke lënë në fuqi vendimin.
Mësohet se Kushtetuesja zhvilloi dy seanca lidhur me këtë kërkesë dhe ka lënë në fuqi vendimin edhe për 5 vitet e ardhshme.
Sipas gjuetarëve ky është një vendim kolektiv dhe se atyre po i'u mohohet e drejta për të ushtruar sportin.
Gjuetarët kanë paralajmëruar se këtë çështje do ta çojnë deri në Strasburg.