‘Kushtetuta s’mund të zëvendësohet me urdhra të njëanshëm', Mediu thirrje Ramës: Dëgjoni ekspertët dhe shtoni testimet

Publikuar tek: politike, më 16:56 10-04-2020 ‘Kushtetuta s’mund të zëvendësohet me urdhra të njëanshëm', Mediu thirrje Ramës: Dëgjoni ekspertët dhe shtoni testimet Fatmir Mediu

Partia Republikane e Shqipërisë, përmes kryetarit të saj Fatmir Media, i ka bërë thirrje qeverisë që të bëhen testime masive në Shqipëri dhe fillimisht personelit mjekësor.

Nëpërmjet një shënimi në facebook, Mediu shprehet se kërcënimet e Ramës nuk i shmangin dot detyrimet e qeverisë për garantimin e një lufte efikase ndaj pandemisë.

Kryetari i PR pranon se distancimi social është i dobishëm, por thekson se është i pamjaftueshëm. Mediu bën apel për testime masive, në mënyrë që të shihet realisht se sa dhe si është masa e infektimit në vend.

Postimi i plotë

Partia Republikane deklaron se:
Rama dhe qeveria duhet të degjoje ekspertet vendas dhe ata nderkombetar, sidomos OBSH dhe eksperiencat e vendeve të tjera.
As kercenimet dhe as presionet nuk mund te zevendesojne detyrimin e qeverise qe të garantoje nje lufte efikase kunder pamdemise si dhe shmangien e nje pandemie ekonomike në Shqiperi.
Kushtetuta e Shqiperise dhe Kodet nuk mund te zevendesohen me urdhera te njeanshme te qeverise apo Rames

Distancimi social dhe kufizimi i levizjeve padyshim ndihmon në ndalimin e perhapjes se Coronavirusit.
Po a eshte kjo e mjaftueshme, padyshim qe jo duke mare në konsidearte kerkesen e OBSH per me shume testime, eksperiencat e vendeve qe kane perballuar pandemine me pak viktima edhe pse me numer shume të larte te infektuarish sic eshte rasti i Gjermanise, Austrise, Turqise.

Testimi masiv tregon qartesisht se sa eshte masa e infektimit dhe nevojat për parandalimin e saj.

Nje vale e dyte infektimi me COVID-19 eshte kthyer në Kine, por dhe në Singapor(i cili konsiderohej histori suksesi), gje e cila do të thote se vetem me masat e distancimit social pa testim Ne mund të perballemi me nje vale tjeter infektimi pa e ditur realisht perhapjen e saj e cila eshte shume me e madhe në Shqiperi(simbas dhe vete mjekeve tane qe meren me kete ceshtje) dhe pa izoluar keto vatra infektimi.

Një program masiv i testimeve mbarëkombëtare mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit të romanit (COVID-19) dhe mund të sigurojë një udhërrëfyes për të mbështetur masat e gjera të distancimit shoqëror të zbatuar në mbarë botën, sipas eksperteve boteror. Testime e para duhet ti ofrohen punojesve te sherbimit shendetesor qe une në linjen e pare

Të gjitha vendet, SHBA, Gjermani, Zvicer, Emiratet, Estonia etj po e fokusohen ne testime masive të cilat në kordinim me distancimin social ulin perhapjen e pandemise.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0087380409240723
array(1) { ["section"]=> string(121) "kushtetuta-s-mund-te-zevendesohet-me-urdhra-te-njeanshem-mediu-thirrje-rames-degjoni-ekspertet-dhe-shtoni-testimet-202132" }