Kushti i fortë Bashës: Doni vetting në polici? Na jepni ‘kokën’ e ministrit dhe këtyre drejtorëve

Publikuar tek: politike, më 14:26 26-02-2018 Kushti i fortë Bashës: Doni vetting në polici? Na jepni ‘kokën’ e ministrit dhe këtyre drejtorëve

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar që nëse mazhoranca kërkon votat e opozitës për votimin e projektligjin e vettingut në Policinë e Shtetit, atëherë duhet të ketë një kusht të vetëm.

Të pranohet amendamenti i PD, për vetting ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, zv.ministrave dhe disa drejtorëve në institucionet publike.  

“Doni vetting? Atherë përfshijeni amendamentin tonë, sot e tutje të ketë vetting të thelluar të ministrit të Brendshëm, i kreut të SHCKB, zvministrave e drejtorëve të tjerë. Ky ka qenë projekt personal i Ramës, krijoi policinë e tij personale.  Nuk ka vetting pa larguar me Ramën, ministrin e Brendshëm dhe cdo person tjetër politik që bën pjesë në kupolën kriminale.

Ministri i Brendshëm është denocuar nga dy persona të gjallë si torturues në kohën e komunizmit. Vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar në Bolonja, për trafik heroine dhe i shpëton dënimit nga manipulimi i kodit penal dhe bredh i lirë, një nga faktorët e drogës në Vlorë”, u shpreh Basha. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012071132659912
array(1) { ["section"]=> string(100) "kushti-i-forte-bashes-doni-vetting-ne-polici-na-jepni-koken-e-ministrit-dhe-ketyre-drejtoreve-111519" }