Kushton 300 mijë dollarë, makina fluturuese me 3 rrota merr lejen për të dalë në rrugë

Publikuar tek: bota, më 23:23 31-10-2020 Kushton 300 mijë dollarë, makina fluturuese me 3 rrota merr lejen për të dalë në rrugë

Në Hollandë është prodhuar një makinë fluturuese me 3 rrota, e cila ka marrë lejen për të ecur në rrugë.

Makina e quajtur “PAL-V Liberty” tashmë ka rrugën e hapur për të pushtuar rrugët e kontinentit të vjetër, megjithatë pengesë mbetet çmimi i saj i lartë prej 300 mijë dollarësh.

Deri më tani për këtë makinë ka patur 80 porosi, ndërkohë që pritet të dalë në treg në vitin 2022.

Prototipi i parë i saj u ngrit në fluturim për herë të parë në 2012 dhe tashmë krijuesit po mendojnë ta çojnë prodhimin në seri në Indi.

Pronarët e këtyre makinave fluturuese duhet të kenë një licencë pilotë për të marrë drejtimin e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Navy Seal’ mision në Afrikë, shpëtohet amerikani i marrë peng në Nigeri
Rëndohet bilanci në Turqi, shkon në 44 numri i viktimave nga tërmeti »
Article Logic
Execution time: 0.010205984115601
array(1) { ["section"]=> string(92) "kushton-300-mije-dollare-makina-fluturuese-me-3-rrota-merr-lejen-per-te-dale-ne-rruge-225973" }