Kuvajti tërheq ambasadorin nga Irani, situata në Lindjen e Mesme sa vjen e përkeqësohet

Publikuar tek: bota, më 18:16 05-01-2016 Kuvajti tërheq ambasadorin nga Irani, situata në Lindjen e Mesme sa vjen e përkeqësohet

Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme duket se sa vjen e përkeqësohet më tej. Pasi Arabia Saudite, Bahreini dhe Sudani tërhoqën ambasadorët e tyre nga Irani, një tjetër aleat i mbretërisë, Kuvajti, ka ndërmarrë të njejtin veprim.

Ndonëse liderët në Teheran janë shprehur qartësisht se konflikti me Arabinë Sauditë nuk zgjidhet duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike, Riadi dhe aleatët e tij kanë vendosur të mbajnë një qendrim të ashpër dhe jo konstruktiv.

Ambasada e Arabisë Saudite në Teheran u sulmua nga protestuesit vendas pas ekzekutimit të klerikut mysliman shiit, Sheikh Nimr al-Nimr, nga qeveria e Riadit.

OKB, SHBA, Rusia, BE dhe Turqia kanë bërë thirrje për uljen e tensionit mes dy vendeve dhe arritjen e një zgjidhjeje diplomatike. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12890911102295
array(1) { ["section"]=> string(92) "kuvajti-terheq-ambasadorin-nga-irani-situata-ne-lindjen-e-mesme-sa-vjen-e-perkeqesohet-29220" }