Kuvendi rrëzoi Presidentin dhe miratoi Kodin Zgjedhor, reagon Meta, i rikthehet ‘qetësisë dhe dashurisë’

Publikuar tek: politike, më 14:23 29-10-2020 Kuvendi rrëzoi Presidentin dhe miratoi Kodin Zgjedhor, reagon Meta, i rikthehet ‘qetësisë dhe dashurisë’ Foto e shperndare nga Meta

Presidenti Ilier Meta reagon menjëherë pas votimit në Kuvend të ndryshimeve për Kodin e ri Zgjedhor.

Meta publikon një foto-montazh të Parlamentit, i tejmbushur nga plehrat, dhe i rikthehet shprehjes së tij që përdorte kur ishte në koalicion me Ramën, “ me qetësi dhe dashuri”.

“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve!

Me qetësi dhe dashuri”, shkruan Meta.

Kujtojmë se, në seancën e sotme plenare Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca. Në Kuvend kanë votuar 96 deputetë për rrëzimin e dekretit të Metës.

Lexo edhe: Mazhoranca nuk pyet as për ndërkombëtarët, as për Metën!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manastirliu: Nëse do kemi mbingarkesë në spitale, do detyrohemi të zgjedhim kush do trajtohet i pari
“Për çfarë u fut Azemi në grevë?”, Rama-Hajdarit: Më ndihmo që gratë naftëtare të dalin nga greva, pastaj diskutojmë çfarë mund të bëjmë »
Article Logic
Execution time: 0.01117205619812
array(1) { ["section"]=> string(109) "kuvendi-e-rrezoi-presidentin-dhe-miratoi-kodin-zgjedhor-reagon-meta-i-rikthehet-qetesise-dhe-dashurise-225648" }