Kuvendi i Kosovës voton mocionin e mosbesimit, rrëzohet qeveria e Albin Kurtit (VOTAT)

Publikuar tek: rajon, më 23:57 25-03-2020 Kuvendi i Kosovës voton mocionin e mosbesimit, rrëzohet qeveria e Albin Kurtit (VOTAT)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar pak minuta më parë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.

Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim, deputetët kosovarë kanë rrëzuar qeverinë.

Ky mocion u iniciua nga partneri i Albin Kurtit në koalicion, LDK.

Në fjalën e saj pak para votimit të mocionit të mosbesimit, kryeparlamentarja Vjosa Osmani e cila është nga rradhët e LDK-së, ka paralajmëruar dhe më pas ka votuar kundër sepse siç tha ajo, nëse do votonte pro rrëzimit të qeverisë do ishte kundër shpresës në Kosovë.

Ndërkohë, menjëherë pas rrëzimit qeverisë iniciatori i mocionit të mosbesimit, kreu i LDK Isa Mustafa ka thënë se më mirë që deputetët votuan pro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096371173858643
array(1) { ["section"]=> string(90) "kuvendi-i-kosoves-voton-mocionin-e-mosbesimit-rrezohet-qeveria-e-albin-kurtit-votat-200097" }