Kuvendi komunal i Bujanocit e shpalli Gent Cakajn ‘Qytetar Nderi’, ministrja serbe refuzon propozimin

Publikuar tek: politike, më 20:43 26-11-2020 Kuvendi komunal i Bujanocit e shpalli Gent Cakajn ‘Qytetar Nderi’, ministrja serbe refuzon propozimin Gent Cakaj

Pasi Këshilli i komunës së Bujanocit propozoi që ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj të shpallej “Qytetar Nderi” i Bujanocit, ka reaguar edhe ministrja serbe e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal.

Marija Obranoviç ka refuzuar këtë propozim, duke u arsyetuar se Gent Cakaj vazhdimisht ka akuzuar Serbinë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“26 këshilltarë, nga 41 sa ka Kuvendi i Bujanocit, kanë propozuar që Gent Cakaj të shpallet qytetar nderi i Bujanocit. Po, ata e kanë dërguar propozimin më 20 nëntor, dhe në mënyrë legale kanë vepruar, ku unë si ministre është dashur të nënshkruaj propozimin. Por, unë sot kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit komunal të Bujanocit, që ministri shqiptar, Gent Cakaj të shpallet qytetar nderi i Bujanocit” – deklaroi ministrja.

“Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, se Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për depërtimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive që në esencë në vlerë prej miliona dollarëve”, shtoi ajo.

Ajo më pas, ka pyetur, se a duhet të nënshkruajë një dokument për një ministër shqiptar që akuzon Serbinë, derisa është e vetëdijshme që ministri Cakaj, i ka ndihmuar shqiptarët për krijimin e koalicionit për zgjedhje Parlamentare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Mos fyeni mjekët’, Vasili i kthehet Manastirliut: Rama është i pari që e bënë këtë (Tregon emrat e tyre)
‘Kemi të bëjmë me një krim shtetëror’, Lulzim Basha flet për tërmetin e 26 nëntorit: Goditja e parë nuk ishte në 21 shtator, por në 4 korrik 2018 »
Article Logic
Execution time: 0.012657880783081
array(1) { ["section"]=> string(105) "kuvendi-komunal-i-bujanocit-e-shpalli-gent-cakajn-qytetar-nderi-ministrja-serbe-refuzon-propozimin-229251" }