Kuvendi letër Doshit dhe Frrokut: Vendosim nesër për arrestimin tuaj

Publikuar tek: aktualitet, më 20:10 20-03-2015 Kuvendi letër Doshit dhe Frrokut: Vendosim nesër për arrestimin tuaj Letra drejtuar deputetit Tom Doshi

Kuvendi i Shipërisë u është drejtuar me një letër deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku për kërkesën e ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme për arrestimin e tyre.

Në letrën drejtuar deputetëve theksohet se është kërkuar arrestimi i tyre si dhe kontrolli i banesave ku ata jetojnë. “Me shkresën nr.1004/2 prot., datë 20.03.2015, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës ka depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë kërkesën për dhënie autorizimi për arrestimin ose heqjen e lirise si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesës së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Tom Doshi”, thuhet në letrën e Kuvendit drejtuar Doshit, e njejtë me atë drejtuar Frrokut.

Në letrën dërguar deputetëve thuhet se nesër në orën 17:00 në Kryesinë e Kuvendit do të organizohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tyre.

“Në zbatim të pikës 3 të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ju njoftojmë se mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do të shqyrtojë kërkesën për dhënie autorizimi për arrestimin ose heqjen e lirisë si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesës do të mbahet ditën e shtunë, datë 21.03.2015, ora 17.00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’”, thuhet në letrën e Kuvendit e firmosur nga Sekretarja e Përgjithshme Albana Shtylla.

Këshilli i Mandateve drejtohet nga vetë kreu i Kuvendit Ilir Meta, i akuzuari numër një nga Tom Doshi, ndërsa pjesë e saj janë edhe Armando Subashi, Eduard Halimi, Arben Ristani, Kastriot Islami dhe Saimir Tahiri.

*Letra drejtuar deputetit Mark Frroku


Prokuroria kërkon arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut, ngjarja e sajuar

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar sot arrestimin e deputetit Tom Doshi dhe Mark Frroku. Prokuroria ka kërkuar autorizimin e Kuvendit për arrestimin e dy deputetëve Doshi dhe Frroku pasi sipas saj ngjarja është e inskenuar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konkluduar se ngjarja është e sajuar dhe për këtë arsye i ka transferuar hetimet në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pak çaste më parë prokuroria rrëzoi edhe 3 kërkesat e deputetit Doshi për sekuestrimin e pamjeve filmike të aeroportit të Hanoverit në Gjermani, kërkesën për hetues të huaj dhe marrjen në pyetje të kryeprokurorit Llalla.

"Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetevë të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Dy deputetët janë të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Kallzimi i rremë”, “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”, parashikuar nga neni 305, 312/a dhe 305/a të Kodit Penal", thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore, kriijohen dyshime të arsyeshme se ngjarja e kallëzuar publikisht nga ana e deputetit Doshit, dhe e pohuar prej tij para organit procedues, ka qenë e sajuar. Në asnjërën prej provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, nuk rezultoi ndonjë e dhënë konkrete dhe e besueshme për organizimin e vrasjes së Tom Doshit, e mbetur në tentativë.

Nga ana tjetër, organi procedues, në bazë të provave dhe fakteve të mbledhura nga hetimi, ka arritur në përfundimin se kjo ngjarje është inskenuar nga shtetasit Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami.

Në analizën që i është bërë materialit hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme, është konkluduar se dy deputetët dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprave penale; “Kallzimi i rremë”, “Kanosja për deklarime a deshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tritolet në Shqipëri, Didi: Situatë shqetësuese, s’do neglizhojmë as alarmet false
Pas drekës me Dritan Priftin, reagon Doshi: S'kam njoftim zyrtar për arrestimin »
Article Logic
Execution time: 0.013942956924438
array(1) { ["section"]=> string(72) "kuvendi-leter-doshit-dhe-frrokut-vendosim-neser-per-arrestimin-tuaj-6477" }