Kuvendi mbledh grupin e punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita njihen me draftet

Publikuar tek: aktualitet, më 12:54 24-09-2020 Kuvendi mbledh grupin e punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita njihen me draftet Deputetet Klotilda Bushka -Damian Gjiknuri dhe Korab Lita

Grupi i punës për hartimin dhe propozimin e amendamenteve që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor është mbledhur sot dhe është njohur me draftin e PS si dhe disa propozime të grupit demokrat.

Tre anëtarët e këtij grupi pune, deputetët Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita u njohën me propozimet e mbërritura në Kuvend, konkretisht ai i Partisë Socialiste dhe disa amendamente të artikuluara nga Grupi Demokrat.

Përfaqësuesi i opozitës parlamentare Korab Lita shprehu disa rezerva mbi propozimet e paraqitura dhe kërkoi më shumë kohë në dispozicion për të depozituar në këtë grup pune propozimet e tij në emër të opozitës parlamentare. Grupi u dakordësua që të vazhdojë punën dhe të rimblidhet gjatë pasdites së sotme për tu njohur me propozimet e Litës, në kërkim të arritjes së konsensusit sa më të gjërë për amendamentet e Kodit Zgjedhor.

Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike i ka lënë afat këtij grupi pune datën 30 Shtator për të përmbyllur draftin.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012479066848755
array(1) { ["section"]=> string(134) "kuvendi-mbledh-grupin-e-punes-per-ndryshimet-ne-kodin-zgjedhor-damian-gjiknuri-klotilda-bushka-dhe-korab-lita-njihen-me-draftet-221484" }