Kuvendi miratoi koncesionin për Milot-Balldren, reagon Pjerin Ndreu: Përtej baltës së PD, për Lezhën fillon një histori e re

Publikuar tek: politike, më 23:03 18-07-2019 Kuvendi miratoi koncesionin për Milot-Balldren, reagon Pjerin Ndreu: Përtej baltës së PD, për Lezhën fillon një histori e re Foto ilustruese: Pjerin Ndreu - projekti i rruges Milot-Balldren

Kryebashkiaku i ri i Lezhës Pjerin Ndreu përshëndet miratimin në Kuvend në seancën e sotme të koncesionit të rrugës Milot-Balldren.

Ndreu thotë se përtej baltës së eksponentëve të Partisë Demokratike, për Lezhën fillon një histori e re zhvillimi pasi do të përmirësohet cilësia e turizmit.

'Sot Parlamenti ka miratuar procedurat e ndertimit te rruges Milot-Balldre. Pertej cdo skepticizmi dhe baltosje te eksponenteve famekeq te PD, Lezha fillon nje histori te re zhvillimi. Se shpejti dhe Shengjin-Velipoje. Rruga pa kthim drejt permiresimit te cilesise se turizmit dhe jetes ka filluar tashme. Ne do i japim dimesion te ri te ardhmes se asaj zone. Jo me rruge asfalti te shtruara mbi dhe, e gropa uji, per te shpenzu pa kriter dhe shpejt leket e taksapaguesve lezhjane, por me projekte bashkohore e te qendryshme, me kanalizime, gjelberim dhe ndricim te standarteve qe meriton ai qytet!', shkruan Pjerin Ndreu.

Kujtojmë se Koncesioni për rrugën Milot-Balldren ka marrë 79 vota pro dhe 26 kundër në seancën e sotme në Kuvend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023864984512329
array(1) { ["section"]=> string(128) "kuvendi-miratoi-koncesionin-per-milot-balldren-reagon-pjerin-ndreu-pertej-baltes-se-pd-per-lezhen-fillon-nje-histori-e-re-172635" }