Kuvendi miraton koncesionet për rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat

Publikuar tek: politike, më 19:26 18-07-2019 Kuvendi miraton koncesionet për rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat Foto ilustruese

Janë miratuar në Kuvend koncesionet për ndërtimin e dy akseve rrugore, ai i Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Koncesioni për rrugën Milot-Balldren ka marrë 79 vota pro dhe 26 kundër. Ministria e Infrastukturës dhe Energjitikës ka lidhur kontratë me kompanitë “AKN” dhe “Bardha konstruksion”. Ky aks rrugor ka qenë një nga më të denoncuarit nga opozita, që akuzon qeverinë për afera korruptive që e kanë çuar vlerën e ndërtimit të rrugës në 256 milionë euro me TVSh.

Koncesioni për aksin rrugor Orikum-Dukat është miratuar me 77 vota pro dhe 23 kundër. Koncesioni është lidhur me kompanitë “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k. për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”. Ajo do të jetë e gjatë 14.7 kilometra dhe do të kushtojë 51 milionë euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024827003479004
array(1) { ["section"]=> string(77) "kuvendi-miraton-koncesionet-per-rruget-milot-balldren-dhe-orikum-dukat-172622" }