Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për Tahirin

Publikuar tek: barometri, më 09:33 16-03-2018 Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për Tahirin

Është miratuar sot në Parlament ngritja e Komisionit Hetimor për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Komisioni Hetimor shqyrtojë veprimin dhe mos veprimin e institucioneve rreth çështjes së drogës, përfshirë edhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nga Partia Socialiste, anëtarët do të jenë: Ermonela Felaj, Klotilda Ferhati, Pjerin Ndreu, Paulin Stërkaj, Xhemal Qefalia dhe Bashkim Fino.

Nga opozita, PD ka 4 anëtarë: Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Flamur Noka dhe Edi Paloka, ndërsa një është i LSI, Endrit Brahimllari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022446155548096
array(1) { ["section"]=> string(64) "kuvendi-miraton-ngritjen-e-komisionit-hetimor-per-tahirin-113428" }