Kuvendi rrëzon Metën për Gjendjen Civile, miraton projektligjin për Censusin e popullsisë dhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt

Publikuar tek: politike, më 14:06 26-11-2020 Kuvendi rrëzon Metën për Gjendjen Civile, miraton projektligjin për Censusin e popullsisë dhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar në seancën e sotme plenare dekretin e Presidentit Meta për Gjendjen Civile. Ndërkohë, është miratuar projektligji për Censusin e popullsisë dhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për Raportin e Dick Marty.

Në dekretin e tij, Meta i kërkonte Kuvendit që të falte të gjitha gjobat e gjeneruara nga mosdeklarimi në kohë i vendbanimit të ndryshuar të qytetarëve, duke ruajtur njëkohësisht qëndrueshmërinë e ligjit dhe detyrimin e qytetarëve për të deklaruar çdo ndryshim në kohë.

Por ligjvënësit nuk kanë pranuar arsyet e Presidentit dhe kanë rrëzuar me 85 vota kundër dekretin, 8 pro dhe 8 abstenim.

Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar sot me 85 vota pro, 11 kundër dhe 5 abstenim projektligjin “Për Censin e popullsisë dhe banesave”. Ai synon t’u ofrojë Kuvendit, qeverisë, njësive të vetëqeverisjes vendore dhe gjithë organizatave të tjera të dhëna të besueshme statistikore për planifikimin dhe realizimin e politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim është miratuar nga Kuvendi propozimi i socialistit Taulant Balla për ngritjen e një Komisioni Hetimor për raportin e paraqitur nga Dick Marty, për krimet e luftës.

Ky Komision “do të administrojë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty, për rolin të cilin pretendohet se kanë luajtur, përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtëquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manastirliu e pranon: Ka patur vonesa me tamponët, bilancin e bëjmë në fund të luftës
Në Abu Dhabi me Ramën, ministri Ahmetaj firmos marrëveshjen për ndërtimin e 2000 shtëpive në Durrës e Spitallë; Kush është sheiku që ka ndërtuar Burj Khalifa »
Article Logic
Execution time: 0.011499166488647
array(1) { ["section"]=> string(159) "kuvendi-rrezon-meten-per-gjendjen-civile-miraton-projektligjin-per-censusin-e-popullsise-dhe-ngritjen-e-komisionit-te-posacem-per-raportin-e-dick-martyt-229201" }