Kuvendi 'rrëzon' Metën për Policinë, miraton marrëveshjen për 2 mijë shtëpi në Durrës dhe përbërjen e Komisionit për Dick Martyn (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 13:30 03-12-2020 Kuvendi 'rrëzon' Metën për Policinë, miraton marrëveshjen për 2 mijë shtëpi në Durrës dhe përbërjen e Komisionit për Dick Martyn (E PLOTË) FotoArkive: Kuvendi i Shqiperise

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare ka vendosur të rrëzojë dekretin e kthyer mbrapsht nga Presidenti Ilir Meta, për ligjin për Policinë e Shtetit. Meta kërkonte që të bëheshin rregullime në ligj pasi Policia merr më shumë kompetenca dhe shkel ndarjen e pushteteve.

Ashtu siç u votua dy ditë më parë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, edhe sot socialistët me shumicë votash kanë rrëzuar dekretin e Metës, duke i dhënë të drejtë Policisë të mbikqyrë qytetarët pa marrë më herët aprovim nga organet e drejtësisë.

83 deputetë kanë votuar kundër dekretit të Metës, 9 pro dhe 9 kanë abstenuar.

Gjithashtu, Kuvendi ka votuar me shumicë votash për përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Martyt, me 85 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenim.  Nga mazhoranca do të jenë anëtarë: Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni, Ermonela Felaj. Ndërkohë që nga opozita parlamentare do të jenë: Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi, Elena Xhina. Ky Komisioni do të drejtohet nga Ulsi Manja.

Shumicë votash pro ka marrë dhe marrëveshja e Qeverisë shqiptare me Emiratet e Bashkuara, për ndërtimin e 2000 shtëpive të reja në Durrës dhe Spitallë, për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. 91 deputetë kanë votuar pro kësaj marrëveshje, 5 kundër dhe 4 kanë abstenuar.

Sakaq, edhe një marrëveshje e qeverisë me BERZH për një mbështetje prej 15 milion euro për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 ka marrë pëlqimin e ligjvënësve. Pro saj kanë votuar 94 deputetë, 4 kanë votuar kundër dhe 4 kanë abstenuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pronarja e fasonerisë i ankohet Bashës se do ikin në Itali se s’ja dalin dot, kreu i PD-së: Jo, ne do të largojmë të keqen, do e bëjmë Shqipërinë vendin më atraktiv
SHPËRTHIMI elegant i Halim KOSOVËS: I rashë derës së PD, më thanë: Do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin. Më falni 100 herë po dikush me dy palë benevrekë…karakteristika kundër meje: Nuk shaj PS (PJESË NGA INTERVISTA) »
Article Logic
Execution time: 0.012972116470337
array(1) { ["section"]=> string(140) "kuvendi-rrezon-meten-per-policine-miraton-marreveshjen-per-2-mije-shtepi-ne-durres-dhe-perberjen-e-komisionit-per-dick-martyn-e-plote-230032" }