Kuvendi seancë të jashtëzakonshme për Metën, projekt-rezolutë për dekretimin e Xhaferllarit

Publikuar tek: politike, më 17:05 14-11-2019 Kuvendi seancë të jashtëzakonshme për Metën, projekt-rezolutë për dekretimin e Xhaferllarit Foto montazh

Partia Socialiste ka hartuar një projekt-rezolutë që pritet të votohet nesër në Parlament lidhur me konfliktin mes Kuvendit dhe Presidencës për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Seanca për votimin e projektrezolutës do të nisë ditën e nesërme në orën 11:00. Në këtë projektrezolutë të hartuar sot në Konferencën e Kryetarëve PS e quan veprimin e presidentit Ilir Meta për dekretimin e Marsida Xhaferllarit si akt i nxjerrë në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe i bën thirrje të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji të mos zbatojnë Dekretin e Presidentit.

“Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se Dekreti i Presidentit nr.11350, datë 13.11.2019 është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Në mungesë të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti, në mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues. Argumentet Presidentit në letrën e datës 05.11.2019 drejtuar Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në lidhje me radhën e emërimit të gjyqtarëve kushtetuesnga Presidenti e Kuvendi, bien ndesh medispozitat kushtetuese dhe ligjore, pasi radha nuk përcakton kohën e veprimit të organit, por kompetencën për të vepruar për secilin vend vakant. Në kushtet kur plotësohen disa vende vakante njëherësh, secili organ ka të drejtë të ushtrojë kompetencën e vet kushtetuese,pa u kufizuar nga zgjedhja e organit tjetër dhe as nga koha e ushtrimit të kësaj kompetence prej secilit organ, duke emëruar/zgjedhur gjyqtarin/gjyqtarët kushtetues në mënyrë të pavarur nga vendimmarrja e organit tjetër. Nga procedura tërësore e ndjekur, që nga shpallja e vendeve vakante për gjyqtarët kushtetues, nga Presidenti ashtu dhe nga Kuvendi, deri në shqyrtimin, vlerësimin e kandidaturave dhe njoftimet e vendimeve përkatëse të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për secilin vend vakant të krijuar, është e qartëkompetenca e emërimit/zgjedhjes sëgjyqtarëve kushtetuespër vendin vakant respektiv, përkatësisht nga Presidenti dhe nga Kuvendi“, citohet në draftin e PS.

Më tej PS  vijon se: “Presidenti ka tentuar të bllokojë emërimin/zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që sjell zvarritjen e rifillimit të funksionimit të kësaj Gjykate. Për më tepër, ky veprim synon të ndikojë në cenimin e pavarësisë së këtij institucioni nëpërmjet ndërhyrjeve antikushtetuesee në procedurat e emërimit të gjyqtarëve të kësaj Gjykate.

Presidenti në mënyrë të përsëritur ka kryer veprime në kundërshtim me Kushtetutën, duke nxjerrë akte në tejkalim ose në mungesë të kompetencës së tij kushtetuese dhe ligjore,” thuhet në projektrezolutë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075938701629639
array(1) { ["section"]=> string(97) "kuvendi-seance-te-jashtezakonshme-per-meten-projekt-rezolute-per-dekretimin-e-xhaferllarit-185894" }