Kuvendi sot voton ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty (EMRAT E ANËTARËVE)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:16 03-12-2020 Kuvendi sot voton ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty (EMRAT E ANËTARËVE)

Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të votohet për përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty-n.

Sipas informacioneve për mediat, nga mazhoranca do të jenë anëtarë Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni, Ermonela Felaj.

Ndërkohë që nga opozita parlamentare do të jenë Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi, Elena Xhina.

Mësohet se komisioni do të drejtohet nga Ulsi Manja dhe në seancën plenare e sotme do të miratohen emrat e 9 anëtarëve.

Më datën 26 nëntor Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili do hetojë raportin e ish-eurodeputetit Dick Marty mbi krimet në luftën e Kosovës.

Ndër të tjera në Kuvend do të diskutohet dhe dekreti i Presidentit Meta për kthimin e ligjit për policinë e shtetit.

Screenshot_1.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbani çadrën me vete sot, priten reshje shiu në gjithë vendin dhe dëborë në zonat malore
Mëngjes i trishtë, ndërron jetë nga Covid-19 efektivi i Rrugores, ishte në intubim prej 5 ditësh »
Article Logic
Execution time: 0.012710094451904
array(1) { ["section"]=> string(101) "kuvendi-sot-voton-ngritjen-e-komisionit-te-posacem-per-raportin-e-dick-marty-emrat-e-anetareve-229993" }