Kuvendi voton me 104 vota pro emërimin e Evis Kushit si ministre Arsimi (Sa deputetë i dhanë ‘ok’ shkarkimit të Shahinit)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:57 24-09-2020 Kuvendi voton me 104 vota pro emërimin e Evis Kushit si ministre Arsimi (Sa deputetë i dhanë ‘ok’ shkarkimit të Shahinit) Sot ne Kuvend

Në seancën e sotme plenare Kuvendi ka votuar shkarkimin e Besa Shahinit si ministre të Arsimit dhe Sportit dhe emërimin në vend të saj të Evis Kushit.

Evis Kushi është emëruar si ministre Arsimi me 104 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim.

Kurse Shahini u shkarkua me 106 pro, 3 kundër dhe 2 abstenim.

Kushi ka lindur në Elbasan më 7 tetor 1975, ndërsa studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Ekonomik, dega Administrim Biznesi.

Në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, PhD në Ekonomi Turizmi. Në vitin 2010 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ndërsa në vitin 2016 ka marrë titullin "Profesor" në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Ajo ka një përvojë të gjatë pune në universitet, pasi nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni, ndërsa në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Mandatin e parë si deputete e ka marrë në qarkun e Elbasanit në vitin 2013, ndërsa aktualisht është edhe anëtare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat. Sakaq ajo është autore dhe bashkautore e botimeve të ndryshme shkencore në fushën e marketingut dhe turizmit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012775182723999
array(1) { ["section"]=> string(124) "kuvendi-voton-me-104-vota-pro-emerimin-e-evis-kushit-si-ministre-arsimi-sa-deputete-i-dhane-ok-shkarkimit-te-shahinit-221502" }